E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Largimi i Berishës, shpëtim për shqiptarët

Selia rozë ka kërkuar dje largimin e Berishës edhe nga skena politike

Partia Socialiste kërkon, jo vetëm dorëheqjen e Berishës nga posti i kryeministrit, por edhe largimin e tij përfundimtar nga politika. Sekretarja e marrëdhënieve me jashtë në Partinë Socialiste, Arta Dade, dhe sekretari organizativ, Blendi Klosi, kanë përforcuar bindjen që kanë socialistët se, largimi i Berishës, do të ringjallë shpresën tek shqiptarët. Dade ka kërkuar tërheqjen e Kryeministrit Berisha nga dy nismat që lidhen drejtëpërdrejt me çështjen "Fazlliç", siç janë ato për ngritjen e një komisioni parlamentar dhe kryerja e hetimit ndërkombëtar, nisma këto që shihen nga opozita, por edhe nga vetë ndërkombëtarët, si cënuese të pavarësisë të organit të Prokurorisë. "Sulmi ndaj institucioneve të pavarura dhe tentativa për t'i marrë ato nën kontroll, përbëjnë mendësitë që ky individ ka manifestuar, sa herë që ka qenë në krye të shtetit. Berisha duhet të kishte dhënë dorëheqjen menjëherë pas Gërdecit, meqë kryeministri ynë nuk e bëri, atëherë duhet të largohet tani, për të shpëtuar edhe Partinë Demokratike, por edhe për të shpëtuar Shqipërinë" - u shpreh Dade. Duke u bazuar në deklaratat e bëra nga ndërkombëtarët, siç ishte ajo e ambasadorit Amerikan, Uidhers, sekretarja socialiste shpreson që, këto të fundit, të arrijnë të ndikojnë në ndryshimin e qëndrimin të mbajtur deri tani nga Kryeministri Berisha. "Duhet të ketë një reflektim nga vetë zoti Berisha dhe të ndalet në hapat e tij thellësisht të gabuara për të krijuar një Komision Parlamentar investigativ për Prokurorinë, por edhe thirrja që bën për të patur një trup ndërkombëtar, për të mbikëqyrur Prokurinë Shqiptare. Shpresoj që, Berisha, të jetë tërhequr nga këto dy praktika antidemokratike dhe antikushtetuese". - tha Dade. Pas kritikave të deklaruara nga ambasadoriamerikan dhe zërat e veçuar brenda Partisë Demokratike, kundër këtyre dy nismave të shpallura nga Berisha, deputetja e PS-së, bëri thirrje për një reagim më të fortë nga brenda vetë mazhorancësm për të detyruar kryeministrin, që të ndërrojë mendje. "Shpresoj që brenda PD-së, të ketë një lëvizje për të shpëtuar partinë e tyre, por edhe vendin, nga këto dukuri shqetësuese dhe negative, që na largojnë nga ato struktura ku ne, synojmë të integrohemi" - tha ajo. Ndërkohë që, në një qëndrim zyrtar të selisë rozë, sekretari organizativ, Blendi Klosi, ka theksuar se, është e nevojshme, jo vetëm dorëheqja e Berishës nga posti i kryeministrit, por edhe largimi i tij përfundimtar nga skena politike. "Ajo çfarë e gjithë qytetaria sot po kërkon, është që, Sali Berisha, jo vetëm të largohet nga drejtimi i qeverisë, por, ai, urgjentisht duhet të largohet edhe nga jeta politike e vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›