DPMK kontrolle në pikat e karburanteve në Tiranë

Drejtoria e Përgjithshme e Meterologjisë dhe Kalibrimit ka ushtruar kontrolle në pikat e karburanteve në kryeqytet si një pjesë e kontrolleve që ky institucion po zhvillon në të gjithë vendin. Drejtuesit e Drejtorisë së Metrologjisë dhe Kalibrimit thanë se kontrollet kanë nxjerrë një sërë parregullsish që kanë të bëjnë me peshën dhe për këtë janë vënë edhe gjoba.
"Nga kontrollet e ushtruara që kemi konstatuar dhe shkelje, kemi konstatuar që tolerancat e lejueshme per pikat e karburanteve nuk kanë qenë në disa pika brenda atyre tolerancave të lejuara me ligj, në zero, ose plus, por kemi konstatuar deri në minus 190 ml për 20 litra karburant", thotë Angjelina Kola, drejtore e Metrologjisë dhe Kalibrimit.
Në të gjithë vendin janë rreth 1 mijë pika shitje me pakicë të karburanteve. Disa prej tyre punojnë vetëm disa muaj në vit, pasi janë pika sezonale të shitjes.
Adi Darsi
< I mëparshmi