E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëmtohet Shevçenko drithërohet Ukraina

31/01/2005  Sulmuesi i Milanit ka pësuar një traumë të rëndë në ndeshjen e djeshme kundër Bolonjës

Andrij Sheçenko është KO, duke tmerruar në këtë mënyrë Kombëtaren Ukrainase. Në një distancë 9 ditore nga ndeshja e vlefshme për eleminatoret e Botërorit, që do të zhvillohet në stadiumin “Qemal Stafa”, bomberi i Milanit, i cili është shpallur edhe fituesi i Topit të Artë, për vitin 2004, ka pësuar një traumë në kavilje. Gjithçka ka ndodhur gjatë ndeshjes së djeshme, ku kampionët e Italisë kanë humbur në fushën e tyre kundër Bolonjës, së shqiptarit Igli Tare. Ukrainasi ka dalë nga loja në minutën e 40-të të takimit (ndërkohë që rezultati ishte 0:1), pas një përplasjeje me Gamberinin, e cila ka shkaktuar edhe dëmtimin e tij në kaviljen e djathtë. Sheva është dërguar menjëherë në dhomat e zhveshjes, duke ecur vetëm në njërën këmbë, e me kaviljen e dëmtuar të fashuar e të mbuluar me akull. Sipas kontrollit të parë mjekësor të bërë menjëherë pas dëmtimit ka ardhur edhe diagnoza nga, e cila ka dalë se sulmuesi ka pësuar një vrimë në muskulin e trinës. Nga informacionet e bëra publike nga mediat italiane, ai ndjen dhembje të jashtëzakonshme, megjithatë mendohet se dëmtimi mund të mos jetë edhe aq serioz sa duket në pamje të parë. Kjo, e mbështetur edhe në faktin se këmba e tij nuk është fryrë aspak pas përplasjes së dhunshme. Gjatë ditës së sotme Shevçenko do t’i nënshtrohet një kontrolli më të hollësishëm mjekësor, për të përcaktuar kohën e nevojshme të rekuperimit. Për momentin një gjë duket e sigurtë, që ai do të mungojë në takimin e radhës të Milanit, që dom të zhvillohet të mërkurën në Mesina. Megjithatë, rekuperimi i tij, për ndeshjen e datës 9 shkurt kundër Kombëtares Shqiptare të drejtuar nga trajneri gjerman, Hans Peter Brigel, është ende në dyshim të madh. Në këtë mënyrë, Shevçenko bëhet mungesa e dytë shumë e rëndësishme për skuadrën e drejtuar nga trajneri, Oleg Blokhin, pas asaj të mbrojtësit Fedorov, mungesa e të cilit është dhënë e sigurtë, që përpara dy javësh. Një lajm mjaft i mirë ky për kuqezinjtë, kundërshtarët e të cilëve mund të privohen nga lojtari i tyre më i mirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›