E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinas, arrestohet një italian, u kap me dokumenta false

Policia e Tiranës bëri të ditur se gjatë orëve të vona të mbrëmshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, realizuan arrestimin në flagrancë të nje 26 vjecari italian, pasi dyshon se ka falsifikuar dokumentat 

TIRANE-Një shtetas italian është arrestuar në aeroportin e Rinasit pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumentat e identifikimit. Policia e Tiranës bëri të ditur se gjatë orëve të vona të mbrëmshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, realizuan kapjen dhe më pas arrestimin në flagrancë të shtetasit Gianfranco Michele Calabretti, 26 vjeç, lindur në Brindisi, Itali dhe banues Bergamo Itali. Policia shqiptare dyshon se Calabretti ka konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumentave.
Arrestimi i tij u krye pasi dje në mesditë është kapur në tentativë për t’u larguar për në drejtim të Italisë, ku pas një verifikimi të kryer nga kontrollorët, ka rezultuar se Calabretti ishte i paisur me një kartë identiteti italiane dhe një patentë italiane, ( në emër të një shtetasi tjetër italian), të cilat dyshohet se janë të fallsifikuara.
Materialet i kaluan për veprime dhe hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›