Rrahu Vili Minarollin, gjykata dënon diplomatin shqiptar
Autori i Lajmit: red.
Gjykata e Tiranës ka dënuar me gjobë ish-konsullin shqiptar në Greqi, i cili shënoi një incident me ambasadorin tonë në shtetin fqinj, Vili Minarollin. Gjykata është shprehur dje për diplomatin shqiptar duke e dënuar atë me një gjobë 100 mijë lekë nga 6 muaj burg që kërkoi Prokuroria e Tiranës. Gjyqtari Gerd Hoxha e ka shpallur fajtor diplomatin Faik Dishnica, për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”, por ndryshe nga ç kërkoi prokurori, togat e zeza vendosën të mos e burgosnin ish-konsullin tonë në Greqi. Faik Dishnica akuzohet se më 12 korrik të vitit 2007, ka shkuar në zyrën e ambasadorit Vili Minarolli dhe, pas një debati të ashpër me të, e ka qëlluar me grushte dhe shkelma. Menjëherë, Ministria e Brendshme depozitoi një kallëzim penal në ngarkim të tij në Prokurorinë e Tiranës. Në ngarkim të Dishnicës, Ministria e Brendshme depozitoi edhe një kallëzim të dytë ku e akuzonte atë për “falsifikim të dokumenteve zyrtare” dhe “shpërdorim detyre”, akuza të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë. Diplomati shqiptar Vili Minarolli ka refuzuar t i jepte lejen e zakonshme ish-konsullit Faik Dishnica, të cili i ka pohuar se kishte muaj që nuk paraqitej në detyrë dhe si rrjedhim kërkesa e tij ishte e jashtëligjshme. Pas këtij qëndrimi refuzues të ambasadorit shqiptar në Athinë, Faik Dishnica fillimisht ka debatuar dhe ka ushtruar dhunë fizike mbi ambasadorin Minarolli, duke e qëlluar atë me grushte brenda zyrave të ambasadës shqiptare në Athinë. Gjithçka ka ndodhur të premten e 6 korrikut 2007. Ambasadori i Shqipërisë në Athinë, Vili Minarolli, vazhdonte punën i qetë në zyrën e tij, kur Faik Dishnica ka folur në citofon, duke kërkuar një takim urgjent me diplomatin shqiptar në Greqi. Dishnica, i pezulluar nga detyra e konsullit shqiptar në Athinë, bashkë me sekretaren e tij, ka hyrë në zyrën e ambasadorit Minarolli, kur në zyrën e kryediplomatit ka qenë edhe një përfaqësues tjetër diplomatik.
Ky lajm është publikuar: 20/06/2009