PS e ka harruar zonën e Laprakës

29/05/2005 Kandidatja e PD në zonën 39, Majlinda Bregu shprehet e sigurtë për fitoren në 3 korrik
Kandidatja e PD-së në zonën 39 në Tiranë, thekson se socialistët e kanë humbur besimin e zgjedhësve, pasi në këto vite nuk kanë bërë asgjë. Ndaj ajo shprehet e sigurtë për fitoren e vet.
A keni një platformë konkrete për zonën ku kandidoni?
Unë kam hyrë tashmë në fushatë elektorale. Kam fatin e madh që hyj në një fushatë elektorale, e pajisur me një sërë platformash të hartuara nga KOP, të cilat janë baza për të hartuar strategjitë prioritare të ndërhyrjes në zonën ku unë kandidoj. Sigurisht që synimi është pikërisht të përshtas karakteristikat e komunitetit me politikat për ndërhyrje. Kam fatin tjetër të madh që unë vij nga një fushë, ku, për hir të profesionit, kam njohje të mirë për problemet sociale dhe hartimin e politikave efikase për zgjidhjen e tyre. Dua të them që premtimi se të gjitha problemet e qytetarëve të zonës ku unë kandidoj do të gjejnë zgjidhje, nuk vjen nga euforia e fushatës, por sepse them se rrugëzgjidhjet nuk janë të pamundura. Ajo që ka munguar ka qenë vullneti politik për të zgjidhur qoftë edhe minimalisht diçka.
Si e konsideroni kundërshtarin tuaj politik?
Kundërshtari nga PS, që unë kam në zonë, ka një pikë të dobët shumë të madhe, që është sigla e partisë që përfaqëson. Këtë nuk e them vetëm unë si kandidate, por përcjell këtu indinjatën e thellë të banorëve të zonës ku unë kandidoj, për fyerjen dhe neglizhimin total që kanë provuar gjatë viteve të qeverisjes socialiste. Socialistët e kanë të humbur testin moral me banorët e kësaj zonë. Dhe këta njerëz, janë vërtet të varfër, të lënë pas dore, të papunë, pa shtëpi, pa drita, pa ujë, por janë aq qytetarë sa të mos harrojnë se ata që i kanë gënjyer për 8 vjet, janë zgjuar nga gjumi duke premtuar, vetëm se u ra zilja e fushatës. “Bioritmi” i socialistëve ka kohë që nuk funksionon në Laprakë.
Pse duhet t’ju votojë elektorati i kësaj zone?
Fuqia ime qëndron tek alternativa që përfaqësoj, tek emri im i papërlyer në tarafe korrupsioni, te mendja e hapur për të folur, takuar e biseduar me të gjithë banorët e zonës, te dëshira e mirë dhe puna e gjithë atyre që po më mbështesin, te premtimi i nënave dhe baballarëve se kush u ka hyrë në hak të fëmijëvë, meriton të ndëshkohet, por në mënyrë civile: Me votë.
Keni ndonjë mesazh për banorët e zonës?
Këta njerëz meritojnë një kohë ndryshe, jo të mospërfilljes, por të vlerësimit, jo të papunësisë, por të punës, jo të injorancës, por të shkollimit, jo të errësirës, por të dritës, jo frikës për banesën e tyre, por të qetësisë se një herë e mirë do të jetë e tyrja, jo të gjobave për biznesmenët, por të respektimit të aktivitetit. Meritojnë të kenë dinjitetin e nëpërkëmbur.
Ditëlindja:19/05/1974
Vendlindja:Tiranë, Shqipëri
Gjendja civile: E Martuar. Një fëmijë
Titulli Doktor Shkencash
1988-1992 Gjimnazi “Sami Frashëri”
1992-1996 Fakulteti i Shkencave Sociale: Dega Punë Sociale
Nëntor 1997
Kurs trajnimi 2-javor pranë Institutit për Studime Sociale, NOVA (Oslo, Norvegji).
Certifikatë për ndjekje dhe kompletim të suksesshëm të kursit intensiv mbi “Politikat Sociale”, kërkimin dhe analizën.
Dhjetor 1999: Si të vlerësojmë të mësuarin efektiv”.
Kurs intensiv njëjavor, organizuar nga Fondacioni Soros.
Qershor 2000, Profesor vizitues (10 ditë) pranë Departamentit të Shëndetit dhe Studime Gjinore, Universiteti “Mc Gill”, Montreal, Kanada.
Nëntor 2001: Tur studimor pranë Universitetit të Viadrina, Gjermani “Administrata lokale dhe shërbimet sociale”.
Dhjetor 2001 Kurs trajnimi intensiv mbi Studimet Gjinore
Nentor 2002 . “Gazetaria Investigative “. Trajnim intensiv dhe shkëmbim eksperience organizuar nga IOM-Tirana.
Dhjetor 2002 Trajnim mbi çështjet e dhunës me bazë gjinore. Organizuar nga “Qendra e Gruas” , Tiranë.
Janar 2003 “Trajnim i trajnerëve” mbi dhunën në familje dhe efektet e traumës te gratë dhe fëmijët, viktima të dhunës në familje, organizuar nga Instituti Kroat i Psikologjisë
2001-2003. Shkollën e studimeve të thelluara pasuniversitare, pranë Departamentit të Punës Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.
Studime 2001 –2004 për titullin Doktor në Sociologjinë e fenomeneve kulturore dhe proceseve normative. (PHD) pranë Institutit të Socilologjisë, Universiteti “Carlo Bo” Urbino, Itali. Profili: Teza: ”Gjeneza, karakteristikat dhe tipologjitë e grave shqiptare të përfshira në trafikun e qenieve njerëzore”
EKSPERIENCA e PUNES/Universitet
Shtator 1996 - në vijim, pedagoge pranë Departamentit të Punës Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, UT. Lektore e lëndëve “Metoda Kërkimore në shkencat sociale” e “Shkrim Akademik”
Eksperienca të tjera pune:
1992- 2002 Televizion Shqiptar
Gazetare pranë Departamentit të Informacionit, TVSH
1994-2002 Drejtuese e Edicionit Informativ
1997-2002 Autore e dokumentarëve televizivë. Fokus problemet sociale:
1998: “Prostitucioni, skllavëria e viteve 2000”
2000: “Jetë e shitur në trotuar”
1998- Redaktore në ciklin televiziv “Insight”
Mars 2001- Bashkautore në programin “60 Minutësh “ Televizioni Amerikan CBS “Biznesi prej miliona dollaresh”
Prill-Qershor 2001 Autore e programit televiziv mbi zgjedhjet parlamentare
Viti 2002 Bashkautore e një cikli televizv mbi problemet e emigranteve
Korrik 2002- Autore e debatit të hapur ”Kjo nuk është zgjedhja ime”, mbi shfrytëzimin e grave dhe vajzave në tregun e prostitucionit, organizuar nga Shoqata “The door”, Shkodër
Nentor 2002. Autore e emisionit mbi dhunën në familje: ”Pa fillim, pa fund”
Janar 2003. Bashkautore në dokumentarin: ” Denjësisht shqiptare”
Shkurt –Mars 2003. Anëtar në grupin e punës të TV gjerman, ARD, në përgatitjen e cilkit televizv “Me sytë e grave”
Mars 2003- Autore dhe drejtuese e Talk Shou mbi Problemet e Fëmijërisë së Hershme, organizuar nga ÇF
Prill 2003- Autore e dokumentarit televiziv ”Rrëfim nga vendi i njerëzve të thjeshtë” Dokumentar mbi kushtet social-ekonomike të banorëve të fshtrave të Shkodrës
Prill 2003, Koordinatore e Konferencës Kombëtare, mbi: “Procedurat dhe praktika e adoptimit në familje të minorenëve” organizuar nga “Papa Giovani XXIII”
Maj 2003. Koordinatore e turit ndërgjegjësues çiklistik ”Ndal Trafikut” të organizuar nga shoqata “The door”. Turi është zhvilluar në Itali
Prill 2004- Qershor 2004 Autore e ciklit televiziv: “Histori Njerëzore”. Prodhim i TV Klan
Prill-Maj 1999, Anëtare e grupit këshillues, në ndihmë të refugjatëve Kosovarë, projekt i Fondacionit ”Ndihma e Popullit norvegjez”
Prill - Dhjetor 2003. Koordinatore për Marrëdhëniet me Shtypin, pranë organizatës Oxfam GB
PUBBLIKIME:
1998 Anëtare e grupit hartues të: Raporti i Zhvillimit njerëzor (HDR), PNUD.
1999 Anëtare e grupit kërkimor për realizimin e Analizës Cilësore të programit të BBC “Rruga me Pisha”
2000 Redaktore e tekstit “Udhërrëfyes mbi praktikën e Punës Sociale”, botuar nga CARE-International
2003 Përshtaje e tekstit” Kërkimi cilësor për shkencat sociale”
Hapat fazat dhe detyrat”
2003 Bashkautore e “Monitorimi i shtypit mbi dhunën në familje 2001-2002”
2004- Bashkautore e “Monitorimi i shtypit mbi dhunën në familje 2003”, botuar nga Qendra e Gruas