E Diel, 1 Nëntor 2026

Toka jonë e shkretë

Ditën botërore të tokës, Islam Berisha e ka pritur në qytet. Ka tetë vjet që është shpërngulur me familje në Prishtinë nga një fshat në komunën e Skenderajt. Ai ka lënë shtëpinë dhe katër hektarë tokë, të cilat që nga viti 2002 nuk është kujdesur t’i punojë.

“Nuk ia vlen ta punoj tokën”, thotë Berisha derisa shpjegon se pikërisht për mungesë të përfitimit nga toka, e ka braktisur vendlindjen.

Ngjashëm si ky, i kanë lënë pa punuar tokat edhe mijëra fermerë. Të gjithë thonë se më lirë u kushton t’i blejnë produktet e gatshme sesa t’i kultivojnë vetë. Asnjë nuk e merr mundin të mbjellë, pasi që, sipas tyre, nuk kanë hesap.

“E kemi punu edhe në kohë të luftës, se ia ka vlejtë, pasi kemi jetu prej saj”, pohon Berisha.

Tani ai thotë se u ka humbur interesimi për tokën, sepse nuk u shpaguhet mundi që bëjnë. Sipas llogarive që ka bërë, Berisha tregon se më shumë shpenzon para në rrugë sesa fiton nga gruri që do ta kishte mbjellë.

Kjo gjendje në bujqësinë kosovare ka bërë që fondi i tokës punuese të zvogëlohet mesatarisht 1000 hektarë në vit. Nga 577 mijë hektarë tokë bujqësore sa llogaritet t’i ketë Kosova, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, rreth 350 mijë hektarë janë tokë e punueshme, prej të cilave mbi 30 mijë hektarë janë lënë djerrinë.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në faqet 10 dhe 11 të gazetës Express...

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›