E Diel, 1 Nëntor 2026

Rinas/Përplasen trajlerat, plagosen dy persona

Dy persona mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksi në rrugor Rinas-Tiranë. Ngjarja ndodhi në paraditen e djeshme. Sipas burimeve nga policia, të përfshirë në aksident janë një trajler me targa BZ 1917 A me një autobot me targa DR 8392 B. Nga aksidenti morën dëmtime dy personat, të cilët ishin në trajler. Nga goditja midis dy mjeteve u arrit që të shpëtohej autoboti nga një shpërthim i mundshëm që do të kishte shkaktuar pasoja të mëdha. Në vendngjarje shkoi edhe policia. U ngrit një grup pune për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›