Protestë kundër vizitës së Tadiçit
Qindra qytetarë të Deçanit kanë protestuar në shenjë pakënaqësie ndaj vizitës së presidentit të Serbisë, Boris Tadiç në Manastirin e Deçanit, i cili po merr pjesë në ceremoninë e Krishtlindjes Ortodokse.
Protesta është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës për Dukagjin, kryetari i së cilës Abdyl Mushkolaj, tha se Tadiçi nuk ka bërë kërkesë zyrtare tek institucionet e Kosovës për vizitën.
Pjesëtarët e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës kanë vëzhguar protestën, e cila ka përfunduar e qetë, raporton KosovaPress.