Bllokohet shitja e lëngjeve serbe pas rezultateve të analizave

Zyrtarët e Inspektoratit Sanitar të Kosovës (ISK) deklaruar të mërkurën se nën dyshimin e cilësisë janë ndaluar për shitje deri në verifikimin dhe konstatimin laboratorik prodhimet serbe të lëngjeve e produkteve nga “Nectar”, “Fruvita”, “Lavita”, “Hello”, “Takovo”.
Përmes një kumtese për media ISK njofton se pas marrjes së rezultateve laboratorike nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) disa nga produktet nuk kanë rezultuar me deklaracionin.
Sipas analizave, prodhimet e “Nectar”, lëng vishnje 1.5 lit, lëng molle 1 lit, lëng molle 1.5 lit, lëng molle 2 lit nuk i përgjigjen dekleracionit.
Bazuar të rezultatet e analizave të publikuara nga ISK shihet se edhe prodhimet “Takovo”, lëng molle 1 lit, lëng pjeshke 1 lit, lëng kajsie 1 lit, nuk i përgjigjen dekleracionit, sikurse edhe prodhimet “Verde”, lëng portokalli 1 lit, lëng molle 1 lit, lëng molle 1.5 lit, nuk i përgjigjen dekleracionit.
Ndërkaq, Inspektorati Sanitar i Kosovës thekson se do të respektojë të drejtën ligjore për superanalizë nëse kërkohet nga importuesit, ndërsa që për produktet tjera siç janë, “Fruvita”, “Lavita”, “Hello”, priten rezultatet e analizave.
Në fund të vitit që lamë pas Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike pas një kërkese të bërë nga ISK ka filluar të bëjë analizat e cilësisë për lëngje që janë të prodhuara në Serbi. /kosovapress/