E Diel, 1 Nëntor 2026

KorçëTentoi të rrëmbente adoleshenten, arrestohet 27-vjeçari

Ka tentuar të rrëmbejë një adoleshente, por është arrestuar nga policia e Korçës. Ngjarja ndodhi në fshatin Ormen-Pojan të Korçës. Në prangat e uniformave blu ra 27-vjeçari Manuel Halimi. Nga denoncimi i kryer, i riu është futur në banesën e 19-vjeçares. Ai nëpërmjet forcës ka tentuar ta marrë atë dhe ta çojë në shtëpinë e tij, por vajza ka arritur të shpëtojë, duke shkuar më pas në polici për të bërë denoncimin. Uniformat blu shoqëruan të riun në qelitë e paraburgimit. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale të “heqjes së paligjshme të lirisë, e mbetur në tentativë dhe dhunim i banesës”.a

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›