E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rindërtimi/ Mbyllen punimet në Valias, 158 apartamente të reja për familjet e prekura nga tërmeti

Valiasi është një tjetër kantier i madh në Bashkinë Kamzë, ku është punuar papushim për ndërtimin e lagjes së re pët të strehuar familjet që humbën shtëpitë e tyre gjatë tërmetit. Pas përfundimit të bllokut të parë prej 112 apartamentesh të reja, kanë përfunduar dhe janë gati për të pritur banorët edhe 12 pallate me 158 apartamente të tjera.

Kryeministri Edi Rama shoqëruar nga kryetari i bashkisë Kamzës Rakip Suli dhe nga zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka inspektuar nga afër këto punime.

Në lagjen e re lagjes të Valiasit, ku janë 270 apartamente do të ndërtohet edhe parku më i madh sportiv i një zone urbane të qarkut Tiranë

Në bashkinë e Kamzës janë ndërtuar dhe rindërtuar gjithsej 20 shkolla përgjatë 3 viteve të fundit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›