Rindërtimi, Rama publikon fotot nga lagjia e re në Baldushk: Janë strehuar në shtëpi të reja 53 familje

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga lagjia e re në Baldushk ku 53 familje të prekura nga tërmeti kanë hyrë në shtëpitë e reja. Në një postim në Facebook Rama shkruan se është drejt përfundimit një tjetër lagje për familje të tjera.
“Mirëmëngjesi dhe nga Baldushku, ku deri tani kemi strehuar në shtëpi të reja 53 familje të prekura nga tërmeti, e tanimë po përfundojmë krejt lagjen e re edhe për familjet e tjera, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama krahas fotove.
/rtsh.al/