Ina Rama i merr “sekretet” SHISH-it
• Një numër i konsiderueshëm transkriptesh të përgjimeve telefonike të autorizuara po transferohen këto ditë nga Shërbimi Informativ Shtetëror për në Prokurorinë e Përgjithshme.
Trazhgim Sokolaj
Burimet nga organi qendror i akuzës shprehen se, procesi i transferimit në Prokurori i bisedave telefonike të përgjuara me autorizim, ka filluar që në ditët e para të këtij muaji. Bisedat telefonike të përgjuara me parë nga pajisjet e Shërbimit Informativ pasi transferohen në Prokurorinë e Përgjithshme, po vendosen në pajisjet e caktuara për të qenë të shfrytëzueshme për nevoja të hetimit lidhur me dosjet penale. Zyra Kombëtare e Përgjimit të Telekomunikimeve e cila ndodhet në varësi direkte nga Prokurorja e Përgjithshme mësohet se, prej ditëve të para të këtij muaji ka filluar dokumentimin dhe vendosjen në pajisjet e saj të bisedave telefonike që më parë janë regjistruar nga Shërbimi Informativ. Burimet nga Prokuroria e Përgjithshme, konfirmuan për gazetën "Panorama" se, transferimi i bisedave të përgjuara po bëhet në zbatim të ligjit "Për përgjimin e telekomunikimeve" i ndryshuar, i cili është dekretuar në muajin mars nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Sipas burimeve të akuzës, numri i bisedave të përgjuara që po vendosen në Prokurori është i konsiderueshëm. Zyrtarët e hetimit kërkuan të sqarojnë se bëhet fjalë vetëm për përgjimet që janë bërë me autorizim të Prokurorisë apo me vendim gjykate dhe jo interceptimet e bëra nga SHISH apo Policia Kriminale për efekt parandalues. Këto biseda duket se do të mbeten përgjithmonë në arkivat e Shërbimit Informativ. Prej aty po zhvendosen për t'u vendosur në Prokurori të gjitha përgjimet e bëra me autorizim para muajit mars 2008.
Transferimi i përgjimeve
Prej të paktën tri viteve përgjimet telefonike janë zhvilluar përmes pajisjeve elektronike të vendosura në Shërbimin Informativ Shtetëror. Zyra e Përgjimeve në këtë institucion, përveçse kryente përgjimin e telefonatave dhe mesazheve të personave të dyshuar, realizonte edhe dokumentimin e këtyre bisedave dhe regjistrimin e tyre në arkivat e pajisjeve elektronike. Pikërisht bisedat e përgjuara me autorizim nga prokurori, për nevoja të hetimeve në dosjet penale, të cilat ndodhen të regjistruara në arkivat e SHISH, po transferohen në Prokurorinë e Përgjithshme. Aty është krijuar tashmë Sektori i Përgjimeve Telefonike, i cili ka pajisjet e veta ku po depozitohen dhe regjistrohen bisedat e përgjuara të cilat gjatë këtyre ditëve po transferohen nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Ky i fundit deri në fillim të këtij muaji, me kërkesë të prokurorit ose të policisë, realizonte përgjimin e telefonatave të personave të dyshuar dhe më pas, gjithë materialin ia dorëzonte Prokurorisë përkatëse apo sektorit të policisë që kishte kërkuar realizimin e përgjimit. Prokuroria përveçse po zhvendos nga SHISH për në zyrat e saj të gjitha përgjimet telefonike të bëra me autorizim më parë, tani e tutje ka kompetencën për të bërë vetë interceptimin e bisedave dhe mesazheve telefonike të personave në hetim. Përgjimet mësohet se kanë të bëjnë kryesisht me dosje penale që ndodhen në hetim, për akuza që nga korrupsioni dhe vrasjet deri tek grupet e strukturuara kriminale që kanë kryer trafik armësh, droge apo veprimtari të tjera kriminale.
Ligji i ri, Prokuroria e policia përgjime pa SHISH
TIRANE - Nëse më parë Prokuroria dhe policia duhej të bënin një kërkesë në Shërbimin Informativ për realizimin e një procedure përgjimi, tani një gjë e tillë nuk ndodh më. Miratimi i ndryshimeve në ligjin "Për përgjimin e telekomunikimeve", i ka dhënë të drejtë Prokurorisë që përmes zyrës së saj të Përgjimeve të realizojë interceptimin e telefonatave të personave të dyshuar. Përgjimi mund të bëhet me kërkesë të prokurorëve të veçantë apo të policisë, pa pasur nevojën që në këtë procedurë të marrë pjesë edhe Shërbimi Informativ Shtetëror, i cili më parë ka qenë institucioni i vetëm në vend që ka pasur të drejtën dhe mundësinë për të realizuar interceptimin dhe regjistrimin e telefonatave të personave të dyshimtë apo personave në hetim nga policia dhe Prokuroria. Ndryshimet në ligjin e Përgjimeve të cilat i dhanë të drejtë policisë dhe Prokurorisë të realizoje interceptime, kanë shkaktuar debate të forta në Parlament, megjithatë ato janë miratuar dhe kanë hyrë në fuqi në ditët e fundit të muajit mars 2008. t.s