Antoni Athanas, “armiku” i Nolit për kishën e Amerikës
20/02/2005 Në vitin ’60 keqësimi i shëndetit të Fan Nolit ndez luftën për t’i zënë vendin në krye të kishës shqiptare në Amerikë. Cili ishte qëllimi i udhëtimit të fshehtë të Stefan Laskas drejt Shqipërisë, me urdhër të Fan Nolit? Kush ishte kundërshtari i Nolit për t’i zënë vendin në kishën shqiptare në Amerikë?
“Marrëdhëniet shqiptaro-greke gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë përbëjnë një ndër problemet e rëndësishme të historiografisë sonë, ende të pastudiuara. Pikërisht, kjo ka qenë arsyeja kryesore që më ka nxitur për t’i hyrë studimit të tyre, me shpresën se ky kontribut mund t’i shërbente inteligjencës, studentëve dhe lexuesit të gjerë shqiptar”, tregon historiani Beqir Meta, në librin e tij. Botimi “Shqipëria dhe Greqia” (1949-1990) që i paraqitet lexuesit, është rezultat i punës kërkimore të Metës në bibliotekat e Shqipërisë, Greqisë, SHBA, Britanisë së Madhe, Turqisë e Bullgarisë dhe, në arkivat shqiptare, amerikane e britanike. Ai është vazhdim i studimit të mëparshëm me titull: Tensioni greko-shqiptar 1939-1949, botuar në vitin 2002. Në qendër të këtij botimi është situata e krijuar midis Greqisë e Shqipërisë gjatë periudhës më të gjatë të Luftës së Ftohtë, tendencat e zhvillimit të saj, përpjekjet, vështirësitë, dështimet dhe progresi që u bë për normalizimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke. Janë pasqyruar faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që ndikuan në këtë proces si dhe rezultatet historike të tij.
Në Amerikë u aktivizua edhe një e ashtuquajtur “Shoqata Kombëtare dhe Bamirëse e himariotëve”, me emrin “Ta Akrokeravnia”. Ajo i dërgoi një raport Departamentit të Shtetit, Forin Ofisit dhe MPJ të Francës, në tetor të vitit 1952, në të cilën i kërkonte aneksimin e Shqipërisë së Jugut nga Greqia. Ajo denonconte qeverinë shqiptare, duke mashtruar se terrori i saj, gjoja, ishte drejtuar kryesisht kundër elementit “greko-kristian” në “Epirin e Veriut”, i cili, sipas kësaj shoqate, përbënte 68% të popullsisë. Situata në Shqipëri paraqitej në mënyrë tendencioze në funksion të qëllimeve të politikës greke. Ishin stërzmadhuar persekutimet e kundërshtarëve politikë të regjimit komunist në Shqipërinë e Jugut dhe, ç'ka ishte më flagrante, ata paraqiteshin si persekutim i elementit grek, për arsye të ndjenjave të tij nacionaliste. Përveç kësaj, synohej të krijohej një tablo e gabuar, mbi gjoja ndryshimin e dukshëm të intensitetit të persekutimeve midis popullsisë myslimane në Shqipërinë e Veriut dhe asaj “greke” në Shqipërinë e Jugut. Megjithatë, në vitet '50, aktiviteti i organizatave “vorioepirote” të Amerikës kishte njëfarë rënie në raport me vitet '40. Në këtë rënie kishte ndikuar dështimi i fushatës greke për aneksimin e Shqipërisë së Jugut në Konferencën e Paqes si dhe hapja e çështjes së Qipros. Në këtë kuadër mund të kishte influencuar edhe vota e Shqipërisë në OKB, në favor të pavarësisë së Qipros, e cila kishte bërë përshtypje pozitive edhe në qarqet “vorioepirote”. Federata Panepirote e Amerikës mbante lidhje me organizatat analoge në Greqi, me organizmat qeveritare greke, me konsullatat dhe me ambasadën greke në SHBA. Ajo nuk kishte asnjë lidhje me organizatat e ndryshme të kolonive shqiptare, të cilat ishin në luftë me të. Edhe emigracioni politik shqiptar ishte në ballafaqim të hapur me këtë organizatë. Në vitin 1959, president i shoqërisë “vorioepirote” të Amerikës ishte Pandeli Capi, nga Korça. Në vitin 1965, president i saj ishte Vasil Foto, nga Poliçani.
Po kjo politikë ishte ndjekur edhe me organizatat lokale “vorioepirote”. Me qëllim që t`i jepej një ngjyrë sa më e besueshme “rezistencës” për “Vorio-Epirin”, në krye të tyre ishin zgjedhur emigrantë nga Shqipëria. Përfaqësia e Shqipërisë raportonte se disa riatdhesime, që ishin bërë në vitet e fundit, kishin bërë efekt pozitiv në zbutjen e qëndrimit të disa minoritarëve ndaj Shqipërisë.
Qeveria shqiptare, e zënë kryesisht me përpjekjet për të goditur emigracionin politik shqiptar dhe kundërshtarët e tjerë politikë në diasporë, reagoi në mënyrë të zbehtë dhe joadekuate kundrejt veprimtarisë së organizatave “vorio-epirote” në Amerikë. Vetëm në vitin 1958, misioni i Shqipërisë në Nju-Jork propozoi marrjen e disa masave për të goditur propagandën “vorio-epirote”. Ai sugjeroi shtimin e numrit të personave, të cilëve u dërgohej gazeta “Llaiko Vima”, fuqizimin e propagandës, që bëhej me anë të radios, botimin e artikujve, që propagandonin amnistinë në gazetën “Llaiko Vima”, dërgimin në adresat e minoritarëve grekë në Amerikë të disa librave e broshurave që botoheshin në Shqipëri për minoritetin grek, në gjuhën greke, të cilat propagandonin “sukseset” e Shqipërisë në rrugën e socializmit etj. Kundërveprimin e dobët të qeverisë shqiptare ndaj organizatave “vorio-epirote” e pranonte edhe vetë MPJ. Në një raport të saj thuhej se, për këto organizata kishte shumë pak të dhëna dhe se politika shqiptare kishte ndikuar shumë pak në kundërgoditjen e politikës greke në atë pjesë të emigracionit shqiptar, që ishte nën ndikimin grek.
Federata Panepirote, në bashkëpunim me peshkopin grek, Jakovin, dhe me zbulimin grek, ishte dirigjuese e fushatës për të shtënë në dorë kishat shqiptare në SHBA.
Në mesin e viteve ‘60, kur shëndeti i F.Nolit po keqësohej, lufta për kreun e peshkopatës shqiptare të SHBA-së u ashpërsua. Kjo betejë ishte tepër e komplikuar, pasi, ajo zhvillohej në disa drejtime. Në njërën anë ishin F.Noli me krerët e “Shqipërisë së Lirë”, prapa të cilëve qëndronte misioni i Shqipërisë. Ata luftonin si kundër përpjekjeve të grekëve për të shtënë në dorë kishën shqiptare në Amerikë, ashtu edhe kundër përpjekjeve të “Vatrës” dhe shqiptarëve të tjerë nacionalistë, të cilët, nga ana e tyre, përpiqeshin që kisha ortodokse shqiptare e Amerikës të shkëputej nga influenca e qeverisë komuniste dhe, njëkohësisht, të shmangej rreziku grek që i kanosej asaj. Ndërsa agjencitë e qeverisë greke dhe Patriarkana e Stambollit po përpiqeshin të shfrytëzonin mosmarrëveshjet që ekzistonin midis dy grupeve shqiptare, për të shtënë në dorë peshkopatën shqiptare.
Në këto rrethana, Fan Noli, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, organizoi në shkurt të vitit 1965 udhëtimin e Stefan Laskos në Shqipëri. Ai i drejtoi një lutje Paisit për emërimin e tij si peshkop të kishave shqiptare të Amerikës. Udhëtimi i Laskos në Shqipëri, u organizua në fshehtësi të madhe, për arsye se misioni i Shqipërisë në OKB dhe F.Noli donin të shmangnin reagimin e grupit kundërshtar, që kryesohej nga Antoni Athanas.
Para se qeveria shqiptare të pranonte që Lasko të vente në Shqipëri, Noli nuk kishte patur besim se ajo do ta pranonte emërimin e tij si peshkop nga KOA e Shqipërisë. Prandaj, ai kishte bërë disa përpjekje të tjera për emërimin e Laskos, por kishte dështuar si rezultat i influencave dhe i presioneve të kishës greke. Ai, fillimisht, kishte zhvilluar bisedime me dy grupe të kishës ortodokse ruse. Njëri prej këtyre grupeve, i cili mbante lidhje me kishën e Moskës, kishte vënë si komeditë që, KOASH e Amerikës të lidhej dhe të shkrihej me kishën ruse. Ndërsa, grupi tjetër, që kishte relata të mira me kishën greke, nuk ishte përgjigjur fare. Noli dyshonte se ky grup mund të ishte këshilluar me kishën greke për kërkesën e tij. Më vonë, Noli kishte bërë edhe një përpjekje tjetër të pasuksesshme pranë kishës rumune për dorëzimin e Laskos si peshkop. Peshkopi rumun i kishte thënë atij se, më parë duhej të pyeste për këtë gjë kreun e kishës greke në Amerikë, Jakovin.