Ringjallet linja e trafikut të heroinës drejt Malit të Zi, zhduket trafikanti
Trafikanti zhduket për shkak të errësirës dhe motit të keq. Policia gjen 767 gramë drogë pranë pikës kufitare të Hanit të Hotit
MALËSI E MADHE – Pas hapjes së linjave të trafikut të drogës nga jugu i Shqipërisë drejt Greqisë, një tjetër linjë është ngritur në veri të vendit tonë drejt Malit të Zi. Rasti më i fundit është regjistruar në rrethin e Malësisë së Madhe, ku forcat e rendit kanë arritur vetëm të sekuestrojnë një sasi lënde narkotike të llojit heroinë, ndërsa autori ka mundur t’i shpëtojë policisë. Burimet policore pohojnë se përveç drogës është gjetur edhe një sasi municioni. Sipas zëdhënëses së Policisë së Qarkut të Shkodrës, Fatbardha Çelepia, tentativa për trafik lëndësh narkotike drejt shtetit fqinj ndodhi mbrëmjen e së martës, në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit. Sipas saj, ende nuk janë identifikuar autorët e kësaj ngjarjeje.
Trafiku
Mbrëmjen e së martës, disa persona kanë tentuar të kalojnë drejt Malit të Zi një sasi droge, duke përfituar nga errësira dhe moti i keq. Burimet policore në Stacionin e Policisë Kufitare të Bajzës, në rrethin Malësisë së Madhe, kanë konstatuar pranë Pikës Kufitare të Hanit të Hotit një person i paidentifikuar ende, i cili po tentonte të kalonte ilegalisht kufirin drejt Malit të Zi me një çantë. Personi në fjalë, i favorizuar nga terreni i pyllëzuar dhe errësira, sapo ka konstatuar praninë policore, është larguar me vrap duke hedhur një çantë në tokë. Pas kontrollit që i është bërë çantës së braktisur, u gjet një pako e ambalazhuar, me peshë 767 gram, brenda së cilës ndodheshin pako të vogla nga 10 gramë secila, që dyshohet të jenë lëndë narkotike e llojit heroinë. Burimet policore raportojnë se brenda në këtë çantë u gjetën edhe 7 fishekë të kalibrit 6.35 milimetra. Pas kësaj, policia sekuestroi materialet në cilësinë e provës materiale, që janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë. Menjëherë janë kryer të gjitha veprimet e duhura procedurale dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për veprat penale të “trafikimit të narkotikeve” dhe “trafikimit të armëve dhe municioneve”. Policia e Shkodrës, tha se është duke u punuar për identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Rastet
Disa muaj më parë, disa persona nga Shqipëria dhe Kosova, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tentuan të fusin drejt Malit të Zi një sasi të konsiderueshme heroine. Ata e kishin fshehur drogën në gomën e një makine, por nuk kanë arritur që ta kalojnë filtrin policor në pikën kufitare. Të dhënat policore flasin për shtimin e rasteve të tentativave dhe trafikut të heroinës nga Shkodra drejt Malit të Zi. Sipas tyre, një fenomen i tillë ndodh për shkak të ngritjes së hoteleve luksoze përgjatë bregdetit malazez dhe pranisë së madhe të turistëve të huaj në vendin fqinjë, të cilët janë konsumatorë të heroinës. Gjatë dy muajve të fundit, në jug të vendit janë regjistruar disa raste të trafikimit të lëndëve narkotike, kryesisht Cannabis sativa, drejt Greqisë.
Qëllon ndaj gjahtarit, po gjuante me armë pranë shtëpisë së tij
DURRËS – Një person është arrestuar pasi ka tentuar të vrasë një gjahtar që po gjuante shpendë fare pranë shtëpisë së tij. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se dy ditë më parë ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Astrit Gjoshi, 37 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Gjepalaj, në periferi të Shijakut, pasi akuzohet për veprën penale të kanosjes. Sipas tyre, mesditën e së martës, rreth orës 10:30, 37-vjeçari Gjoshi ka kërcënuar duke gjuajtur me armë zjarri në ajër ndaj shtetasit A. Biba, lindur dhe banues në fshatin Shetel. 19-vjeçari Biba kishte dalë për gjueti në afërsi të banesës së autorit. Gjate kontrollit të ushtruar nga policia në vendin ku Gjoshi kishte gjuajtur me armë, si dhe banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale vetëm disa gëzhoja, ndërsa arma nuk është gjetur ende nga forcat e rendit të komisariatit të Shijakut. Burimet policore pohojnë se materialet për këtë çështje do ti kalojnë prokurorisë së rrethit, pasi shtetasi Astrit Gjoshi akuzohet për veprat penale të “kanosjes”dhe “prishje të rendit e qetësisë publike”.
4 Dhjetor 2008