E Diel, 1 Nëntor 2026

Ringritja e mureve ndarëse, përmes rigjallërimit të falangave komuniste, 20 vjet pas rënies së Murit të Berlinit

Rënia e murit të Berlinit nuk është vetëm histori, nuk është vetëm kujtesë.
Nëse do të ishte fjala vetëm për të bërë një homazh për viktimat, martirët, heronjtë e disidentët, të cilët u ngritën kundër perandorisë të së keqes dhe sistemit komunist gjithçka do te ishte shume pak... Problemi është se Muri i Berlinit rrezoi sistemin komunist, rrëzoi ekonominë komuniste që varfëroi jetën e miliona njerëzve, shpesh deri në uri, rrëzoi politikën komuniste, e cila emëtonte vrasje dhe burgime brenda shteteve komuniste dhe i bënte, këto shtete te rrezikshme për paqen në botë. Rënia e Murit të Berlinit dersa zbuloi në drite te diellit krimet e komunizmit nuk mund te themi se realizoi një here e përgjithmonë zhdukjen e komunizmit. Për këtë arsye, përkujtimi i rënies se Murit është i domosdoshëm.
Sot, muri i rënë ashtu siç e ka zakon, e keqja ne mitologji dhe realitet nuk vdes, por vetëm transformohet. Sot muri, pavarësisht nga lartësia në vende te ndryshme, përpiqet te ngrihet, përmes nostalgjisë për kohen e krimit komunist e përmes restaurimit ne segmente te ndryshme te jetës.
Vendi ynë është një shembull shumë i veçantë i kësaj problematike, dhe si vend ish-komunist ka qenë shumë i veçantë, ka qenë specifik në llojin e komunizmit feudal që aplikoi. Pikërisht këtu ne vendin me te egër të komunizmit, ne vendin e krimit me te madh komunist aktorët dhe regjisorët e sistemit komunist ne Shqipëri, jo vetëm që i ke te lire, por nga bijtë e tyre morën pafajësi, madje mashtrojnë ende publikun me gënjeshtra te hedhura nga ekranet apo faqet e gazetave. Në asnjë vend të botës komuniste, nuk u shtyp dhe u vra popullli, sa në Shqipëri. Bile këtu, për shkak te interesave ideologjike, u kryen edhe shërbime antikombëtare.
Pra, pikërisht këtu, forca politike qe trashëgoi historinë komuniste edhe sot e gjithë ditën nuk ka një deklaratë zyrtare te ndarjes nga e kaluara dhe nga diktatori më i egër i botes komuniste, nga Hoxha.
Përkundrazi, bashkëpunëtorët e tij janë ende me dekoratat ne gjoks apo me një kalendar politik te te sjellurit ne politike ne mënyrë staliniste.
Ashtu siç ka bërë me historinë e vet, komunizmi i është drejtuar ketë radhë propagandës retorike, sigurisht jo me trakte, por me ekrane e gazeta.
Pjese e madhe e energjisë mediatike konsumohet për te anatemuar ata që e shembën komunizmin apo ata qe e ngritën shoqërinë e lire shtetin e se drejtës, e futen në NATO dhe e çuan ne dyert e tavolinat e BE-se. Kjo është ringritja e Murit të Berlinit, sulmi i vlerave dhe zëvendësimi i tyre me përrallën e dështakëve që fabrikohet në emisione televizive apo faqe gazetash, te cilat jo pak herë monstra e komunizmit na i ka servirur akoma si protagonist vlerash qytetare apo intelektuale.
Ne kemi botuar e publikuar në Gazetën “55” me dhjetëra e qindra dokumente, arkivash te vendit e te huaja qe ndihmojnë për ta pare me sytë e kujtesës periudhën komuniste midis tyre kur kemi publikuar vendimet për vrasje qytetaresh rreth 150 nga ish-ministri i Drejtësise të Hoxhës, kemi parë se detashmenti zhdanovist është përpjekur ta mbulojë të vërtetën tragjike te këtij fakti me paraqitjen e pinjollit dhe pinjollëve te këtyre vrasësve si bartës vlerash kulturore.
Sigurisht ringritja e simbolit-mur ka simptoma ne të gjithë boten e specifikisht në Evropë.
Nëse bota dhe veçanërisht Evropa ka qene vigjilente ndaj ideologjive vrastare, ndaj komunizmit nuk mund te themi të njëjtën gjë. Ai është kali i Trojës i kohëve te sotme dhe procesit i dekomunistizimit kudo mbetet i papërmbyllur, por në Shqipëri mund të konsiderohet edhe më problematik se gjetkë.
Komunistët e dikurshëm kane marre sot në dorë armën e lirisë dhe të ekonomisë se tregut dhe me to përpiqet të ringrenë frymëzimin e tyre vrastar dhe të sulmojnë njerëzit të lirisë. Dhe kjo është një betejë që po vazhdon.

Fjala përshëndetëse, e mbajtur nga Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kërkimeve Politike “Alcide de Gasperi”në seminarin me temë “Rrëzimi i Murit të Berlinit dhe Shqipëria”, mbajtur me 13 nëntor, me bashkëorganizimin e degës së Tiranës, të Fondacionit “Konrad Adenauer”

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›