Balancohet çmimi i produkteve të importuara me të eksportuara
Gjatë këtij muaji produktet e vendit të shitura në treg janë gati të barabarta në çmime me ato të importit. Kryetari i Këshillit Agrobiznesit Shqiptar, Enver Ferizaj e shpjegon këtë më mungesën e produkteve të vendit në treg, për shkak se moti ka qenë me lagështi.
Ndërsa Kryetari i Shoqatës së Tregtarëve Niko Zherda e shpjegon këtë më koston e lartë. Sipas Ferizajt kur të vilet prodhimi vendas do të ketë një bum në treg, por dhe ulje çmimesh. Ndërkohë ky mall mund të shkojë edhe dëm nëse nuk hapet rruga Rrëshen-Kalimash që produktet të tregtohen në Kosovë, sikundër ndodhi vitin e kaluar. Zherda mendon se çmimet mund të rrinë në të njëjtat nivele nëse fermeri nuk subvecionohet nga shteti. Megjithëse Shqipëria ka sipërfaqe të konsiderueshme toke të punueshme, përsëri importon nga vendet e rajonit dhe më larg shumë produkte ushqimore.
Last Updated on E Premte, 30 Prill 2010 20:37