Shkojnë në Bienalin e Mesdheut
Përzgjedhja e artistëve pjesëmarrës në Bienalin e XV të Artistëve të Rinj të Evropës dhe Mesdheut është bërë përmes modulit të punës ‘Konkurs 6’ dhe hulumtimeve shtesë të realizuara për këtë qëllim. Hulumtimet shtesë janë realizuar pas përmbylljes së konkursit. Kjo, ngase ‘Konkurs 6’ rezultoi vetëm pjesërisht i suksesshëm, ngase aplikacione të dorëzuara pati vetëm në dy lëmi të shpallura për konkurs.
Artistët e përzgjedhur për pjesëmarrje janë: Arte pamore, Qëndresë Deda; Arkitekturë, Kadër Muzaqi; Gastronomi, Nurhan Qehaja; Kinematografi, Shota Bukoshi; Letërsi, Arbër Selmani dhe Muzikë, Liburn Jupolli.
Edicioni i XV i Bienalit të Artistëve të Rinj të Evropës dhe Mesdheut
karakterizohet me një format të ri, që paraqet një rrugëtim të gjatë nëpër
qytetet e ndryshme mesdhetare, të lidhura ndërmjet veti me ngjarje dhe punëtori që organizohen nga po këto qytete.
Ndryshe, gjatë 24 vjetëve të ekzistencës së tij, Bienali është konsideruar dritarja kryesore e krijimit në Mesdhe, që prezanton veprat e artistëve të moshës 18 deri 30-vjeçare në fushat e ndryshme të krijimit si: arkitekturë, strip,kinematografi, video, krijime industriale dhe digjitale, fotografi, shkrim,
gastronomi, muzikë, teatër, vallëzim, etj.