Rastësia që shkaktoi zemërim
Filmi "30 minuta, ose më pak”, me Jesse Eisenberg në rolin kryesor, është një tregim për një shpërndarës të ri pizash të cilin e rrëmbejnë plaçkitësit, e “mbështjellin” me eksploziv, dhe e dërgojnë të plaçkis një bankë.
Por, një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe më 2003, kur shpërndarësi i pizave, Brian Wells (46), ishte vrarë, sepse i kishte shpërthyer bomba të cilën plaçkitësit ia kishin lidhur në qafë. Familja e tij tani synon të ndalojë shfaqjen e filmit "30 minuta, ose më pak", duke theksuar se “s’ka asgjë qesharake në mënyrën se si është vrarë Brian”.
Columbia Pictures, që e ka xhiruar filmin në fjalë, ndërkaq pohoi se produksioni, regjia dhe aktorët nuk dinin fare për rastin e Wells, dhe se filmi nuk ka asnjë lidhje me atë tragjedi, ndonëse ngjarja duket të jetë gati identike.