Rinis diskutimi per gjykatat administrative
Komisioni i ligjeve ka rinisur shqyrtimin e ligjit per ngritjen e gjykatave administrative ne vend. Projekti qe mbeti pezull ne fund te sesionit te shkuar parlamentar, ka marre nje sere kritikash nga misioni Euralius, qe asiston reformen ne drejtesi. Perfaqesusit e ketij misioni, kane kerkuar rishikim te afateve qe ligji i hartuar nga qeveria permban. Sipas tyre, gjykatave administrative nuk mund tu lihet vetem nje muaj kohe ne shqyrtimin e nje ceshtjeje gjyqesore te bisnesit.Ky draft ka hasur me pare edhe kundeshtimin e opozites, e cila e sheh te manget ligjin qe per here te pare parashikon ngritjen e gjykatave te posacme per ceshtjet gjyqesore te biznesit ne vend.