E Diel, 1 Nëntor 2026

Rinis qarkullimi i mjeteve dhe njerëzve në kufirin me Kosovën

Në doganën e Morinit, e cila është porta kryesore që lidh Shqipërinë me Kosovën këto ditë, ndonëse me dëborë dhe me temperatura tepër të ulëta, fluksi i qarkullimit të njerëzve dhe mallrave po shkon drejt normalitetit. Pas një pauze të gjatë për shkak të festave të fundvitit dhe vështirësive në qarkullimin rrugor të automjeteve që krijoi dëbora, ka nisur edhe shkëmbimi i mallrave nëpërmjet kësaj dogane. Rajoni i Kukësit, por edhe më gjerë, shumicën e artikujve të konsumit të përditshëm e siguron pikërisht nga tregu i Kosovës, ndërkohë këto ditë ka nisur edhe transitimi i mallrave që vijnë nga jashtë Shqipërisë dhe që kanë destinacion tregun e Kosovës. Burime nga policia kufitare tregojnë se megjithatë, fluksi është ende i ulët, për shkak edhe të dimrit, brenda një dite mesatarisht hyjnë në Shqipëri 80-100 shtetas kosovarë, por në periudha të caktuara ky numër shkon deri edhe në 1200.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›