E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinisin reshjet e borës, probleme në disa zona të vendit

Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar një sërë problemesh në akset kryesore në të gjithë vendin. Temperatuart e ulëta dhe ngricat nëpër rrugë kanë sjellë bllokimin e disa akseve rrugore dhe izolimin e disa komunave të thella. Kështu, nga reshjet e dëborës është bllokuar për disa orë aksi Ohër -Pogradec, duke mbajtuar të izoluar nën temnperatura të ftohta edhe shumë shtetas shqiptarë në këtë zonë, të cilët po ktheheshin nga Maqedonia. Po ashtu probleme ka pasur edhe në qarkun e Korcës, ku automjetet janë detyruar të lëvizin vetëm të pajisur me zinxhirë në akset Korcë-Kapshticë, Korcë-Ersekë, Korcë-Pogradec, por edhe në zonat turistike të Dardhës dhe të Voskopojës. Nga ana tjetër, në veri të vendit janë bllokuar nga reshet e dëborës disa akse në qarkun e SHkodrës. Kështu nga ngricat e tepërta janë shfaqur probleme në akset që lidhen me disa komuna të Dukagjinit, të komunave të Vermoshit, ndërsa aksi i qafë Thores është bllokuar krejtësisht për disa orë. Probleme nga dëbora janë evidetuar edhe në Pukë, ku trashësia e saj ka arritur deri në 30 cm. Ndërkohë që në aksin Qasë Mali -Qafë Shllak trashësia e dëborës ka shkuar deri në rreth 40 cm, duke krijuar kështu një bllokadë për qarkullimin rrugor të automjeteve. Gjthashtu probleme jane paraqitur edhe ne qarkun e Peshkopise, konkretisht ne disa komuna. Debora ka paralizuar komunen Trebisht, Ostren, Lure, ne qytetin e Bulqizes, ne Mat etj. Megjithatë, emergjencat civile po punojne për zhbllokimin e këtyre akseve, duke hedhur kripë dhe skorie nëpër rrugë. Megjithatë, policia ka njoftuar të gjithë drejtuesit e mjeteve që të qarkullojnë vetëm të pajisur me zinxhirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›