E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i vrare ish-polici u qellua me 18 plumba

Nje ish-polic u gjet i vrare mengjesin e se dieles ne segmentin e autostrades Levan - Tepelene. Trupi i Ylli Kalemajt banor i fshatit Gorishove komuna Cakran ne rrethin e Fierit u gjet nga nje kalimtar i rastit. Ky i fundit ka pare nje kufome te shtrire ne rruge dhe ka njoftuar policine. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes 45-vjecari Kalemaj u gjet prane fshatit Selishte rreth 18 km larg nga Fieri.
Ylli Kalemaj ka qene polic ne komisariatin e Ballshit por u lirua per shkak te reformes rreth 10 vjet me pare dhe merrej me pune buqjesore. Nderkohe prej shtate muajsh ishte i punesuar prane firmes ndertuese te autostrades Levan-Tepelene si roje nate. Ai ruante automjetet teknologjike te firmes se ndertimit.
Ka qene ora 0600 e mengjesit te se dieles kur nje person ka pare trupin e pajete ka ndaluar dhe me pas ka lajmeruar policine. Kalemi ka qene i shtrire permbys ndersa automjeti i tij tip Mercedez Benz me targa te huaja gjermane ka qene i parkuar ne te djathte te rruges i ndalur.
Policia ka mberritur menjehere pas njoftimit ne vendin e ngjarjes por edhe shume banore te zones si dhe te aferm te viktimes.
Nga hetimet ka rezultuar se Kalemaj para se te ekzekutohej rreth ores 2230 te mbremjes se shtune ka qene ne nje lokal ne dalje te fshatit Gorishove dhe ishte nisur per ne vendin e punes. Sipas pronarit te lokalit ku 45-vjecari ishte per here te fundit Adriatik Seitaj mesohet se viktimes i eshte bere nje telefonate dhe Kalemaj eshte pergjigjur me fjalet Ku jeni se do te vij aty.
Ekspertet e policise bene te ditur se ne trupin e 45-vjecarit jane gjetur 7 plumba nderkohe qe rreth tij ka pasur 18 gezhoja. Mesohet se viktima eshte qelluar disa here ne koke. Gezhojat i perkasin armeve te ndryshme cka ka ngritur edhe hipotezen se nuk eshte nje autor port e pakten dy. Policia mesohet se ka marre ne pyetje persona te ndryshem te zones per te bere te mundur zbardhjen e ngjarjes. Nderkaq nendrejtori i policise se qarkut Fier Gazmend Noga u shpreh se ngjarja do te zbardhet shume shpejt dhe se autoret do te vihen ne pranga por nuk beri te ditur asnje piste lidhur me vrasjen e ish-policit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›