Mbesin ne qeli dy sekseret e pedagogeve te Infermierise
TIRAN- Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet paraditen e djeshme kreu verifikimin e masave te sigurise arrest me burg dhene ne mungese ndaj punonjesit te mirembajtjes se Fakultetit te Infermierise shtetasin Bujar Luga dhe kamerierin e lokalit perball ketij Fakulteti shtetasin Kreshnik ami. Ka qene kerkesa e prokurorit Sotir Kllapi ajo qe u pranua nga gjyqtarja Fida Osmani qe dy te dyshuarit per akuzen e ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike ne bashkepunim te mbesin ne qeli deri ne perfundim te hetimeve.
Vete te dyshuarit nuk pranuan te flasin per akuzat duke u mjaftuar me pretendimet e avokateve mbrojtes qe ndaj klienteve te tyre te dyshuar si sekser mashtrues te pedagogeve te Infermierise te jepet nje mase me e bute sigurie se ajo e arrestit me burg. Por kjo kerkese nuk u pranua nga Gjykata cka dy te dyshuarit mbeten ne qeli deri ne perfundim te hetimeve. Sipas prokurorise punonjesi i administrates se Fakultetit te Infermierise dhe kamarieri i lokalit perball ketij institucioni merrnin ne emer te pedagogeve nga 50 euro per cdo studente qe donte te kalonte provimin.
Kete veprim dy te arrestuarit e tre diteve me pare e kane konsumuar ne tre raste qe nga muaji Shkurt 2011 e deri ne momentin e arrestimit. Gjate hetimeve disa javore eshte arritur te provohet me ndihmen e metodave speciale te hetimit se kamerieri ami dhe punonjesi i mirembajtjes Luga i premtonin studenteve se ia merrnin provimet e lendeve Farmakologji Gjenetike Anatomi Patologjike Semundjet e Brendshme Infermieristike Infermieristike dy Kirurgji te Pergjithshme dhe lenden e Onkologjise dhe Kirurgjise. Por nga veprimet hetimore dhe shoqerimin e pedagogeve te ketyre lendeve rezultoi se dy te arrestuarit nuk ia dergonin parat e marra nga studentet profesoreve por i pervetesonin-tha prokurori i ceshtjes Kllapi ne seancen e djeshme gjyqesore.