Ne gjyq bebisiteri i vodhi punedhenesit 7.8 mln leke
TIRAN- E pandehura Jolanda Paja ishte punesuar nga punedhenesi me inicialet F.Xh. per ruajtjen dhe kujdesin per femijet e tyre te vegjel ku perkundrejt kesaj pune cdo muaj ajo merrte ne forme page nje shume prej 25 mije lekesh te reja. Por kjo page nuk i ka mjaftuar Pajes e cila ne nje nga ditet e muajt qershor te 2010 kishte konstatuar ne nje nga sirtaret e mobileve te kryefamiljarit F.Xh. nje shume prej 5 milion leke te vjetra.
Kete shume gruaja qe ishte punesuar per ruajtjen e femijeve e kishte vjedhur dhe me pas ishte drejtuar per ne filialin e nje banke te nivelit te dyte duke paguar kredine qe e kishte marr kohe me pare. I zoti i shtepise kishte konstatuar humbjen e kesaj shume parash por qe nuk kishte guximin ti drejtonte gishtin bebysiterit te femijeve te tij. I ndodhur ne keto kushte F.Xh. kishte denoncuar rastin ne polici e cila si shume dosje te tjera e kishte kaluar ne harrese vetem me marrjen e nje deklarimi te kujdestares se femijeve te pandehures Paja.
Por e pandehura duke shijuar kete moment te mos zbulimit te saj ne tetor te 2010 kishte bere hapin e dyte duke vjedhur nga familja ku punonte edhe shumen prej 73 milion leke te vjetra qe i zoti i shtepise i kishte marr borxh per te derguar vjehrren ne Austri qe te operohej nga semundja e kancerit. Me te humbur kjo shume kryefamiljari eshte drejtuar ne Polici ku edhe ka dhene emrin e kujdestares se femijeve te tyre si te dyshuar.
Organet e rendit me ndihmen e metodave speciale kane arritur te provojne se shtetasja Jolanda Paja jo vetem qe kishte vjedhur shumen prej 73 milione lekeve te diteve te fundit por edhe shumen prej 5 milion lekeve ne qershor te 2010. Pasi kjo eshte provuar nga hetimet e kryera nga prokurori Ervin Karanxha i cili ka siguruar nje mandat pagese nga banka ku ka paguar kreditin e pandehura.
Gjithashtu prokurori Karanxha kishte zbuluar se pas vjedhjes se 73 milioneve leke e pandehura kishte blere nje makine te tipit Ford Fucus me nje vlere prej 16 milion lekeve nga vjedhja e saj e fundit. Bazuar ne keto te dhena prokurori Karanxha kishte urdheruar arrestimin e Pajes me 22 Tetor 2010 ku e pandehura pas marrjes ne pyetje kishte pranuar se kishte vjedhur vetem shumen prej 5 milion leke te vjetra dhe jo shumen prej 73 milion lekeve.
Por edhe perkunder ketyre pretendimeve prokurori ceshtjes ka mbyllur hetimet dhe e ka dorezuar tashme dosjen per gjykim ku e pandehura pritet te gjykohet per vepren penale te vjedhjes me pasoja te renda ndaj kryefamiljarit F.Xh.