Pranga agjentit te policise kapet me droge Lazarati
GJIROKASTR- Perfundon ne pranga nje agjent i policise qe e kishte blere drogen ne fshatin Lazarat dhe do ta conte ne Tirane. Burime zyrtare te Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster kane bere te ditur se sekuestrimi i lendes narkotike eshte bere ne aksin kombetar Gjirokaster- Tepelene ne vendin e quajtur Virua. Pas marrjes se informacioneve ne rruge operative eshte organizuar operacioni per bllokimin e sasise se lendes narkotike. Forcat e policise te cilat kryenin sherbim rreth ores 0240 bene ndalimin e automjetit i cili ishte ne ndjekje nga ana e specialisteve te antidroges. Nga kontrolli i ushtruar ne automjetin Audi Q7 me targa TR 42 20 T qe drejtohej nga shtetasi Ervin Hysa 30 vjec lindur dhe banues ne Ndroq- Tirane me detyre punonjes policie inspektor ne Repartin e Sigurise se Brendshme dhe Ceremonialeve prane Ministrise se Brendshme rezultoi se ne bagazhin e automjetit u konstatuan 9 pako te medha ne forme katrore te mbeshtjella me leter natriban me peshe te ndryshme ku brenda tyre kishte lende narkotike marjiuane. Nga kontrolli i metejshem ne vendin ku mbahet goma rezerve u konstatuan edhe dy pako te tjera me madhesi te ndryshme te mbeshtjella me leter natriban. Nga peshimi i lendes narkotike rezultoi se pesha e pergjithshme ishte 75 kilograme u shpreh zedhenesi i policise se Gjirokastres Gentian Mullai.
Mesohet se sasia e marijuanes ishte blere ne Lazarat dhe kishte si destinacion Tiranen ndersa ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar lenda narkotike automjeti si dhe arma e zjarrit pistolete tip Berete. Burime policore kane pohuar gjithashtu se ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster dhe me homologet e tyre ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane po punohet per te zbardhur plotesisht kete trafik te lendeve narkotike. Prodhim dhe shitje e narkotikeve eshte akuza qe rendon mbi 30- vjecarin. Ne rreth 1.7 tone perllogaritet sasia e lendes narkotike e bllokuar gjate 5 muajve te pare ketij viti nga policia e Gjirokastres e megjithate nga policia vijon pretendimi se ne Lazarat nuk mbillet me lende narkotike.