Rinovimi i armatimit përfshin dhe policitë private
Hapet tregu për armë të reja të sofistikuara, që zëvendësojnë Kallashnikovin
Tiranë - Zëvendësimi i armës së famshme automatike model 56 “Kallashnikov” në radhët e ushtrisë dhe të policisë ka nisur efektet e saj edhe mbi policitë private. Ndonëse një pjesë e ekipeve private të ruajtjes së sigurisë vazhdon të operojë duke përdorur armën Kallashnikov si mjet pune, pritet që edhe në këto subjekte private të ndryshojnë kriteret e armatimit (të cilat bëhen vetëm me urdhër të ministrit të Brendshëm), duke ndjekur linjën e riarmatimit të policisë. Disa nga variantet më të mundshme për furnizimin e policive private janë automatikët “L'M3”, të njohur ndryshe edhe si Grease Gun, markë amerikane; automatiku “Heckler”, një armë automatike e prodhuar nga biznesmenët gjermanë Heckler dhe Koch në vitet ’60; automatiku “L'FN P90”, i krijuar në vitin 1990. Ndërsa nga pistoletat variantet më të mundshme janë Beretta”, markë italiane,
që ka filluar prodhimin e armëve që prej vitit 1952. Një markë tjetër arme që përdoret dendur nga policitë e vendeve europiane është edhe “Glock”, e cila ka nisur “pushtimin” e tregut shqiptar në 10 vitet e fundit. Në relacionin shpjegues që i bashkëlidhet këtij vendimi të qeverisë bëhet e ditur se aktualisht Policia shqiptare ka armatim ushtarak që u përket viteve të prodhimit 1970 e më parë. Pritet që shumë shpejt të përcaktohen edhe për policitë private kriteret strikte të përdorimit të municioneve dhe armatimit, pasi deri sot nuk është kryer ende rakordimi mes armatimit që përdor Policia e Shtetit dhe policitë private të ruajtjes së objekteve.
Agjencia
Për futjen e këtyre armatimeve të reja qeveria shqiptare ka adaptuar disa kushte të reja dhe një mjedis sipërmarrës në ndryshim nga vitet e kaluara, ku armatimi ishte një terren tërësisht shtetëror. Rreth një vit më parë u krijua pranë Ministrisë së Mbrojtjes Agjencia Kombëtare e Licencimit, e cila do të japë dhe licencat speciale për të gjitha ato kompani private që kanë interes në tregtimin ligjor të import-eksportit të armatimit. “AK-47”, ose siç quhet ndryshe “Kallashnikovi” dhe pistoleta TT janë eliminuar përfundimisht nga Policia shqiptare dhe të njëjtin fat duket se do t’u rezervojnë këtyre armëve dhe policitë private. Armët e luftës frontale, të prodhuara në vitet ‘70 në vendin tonë nga Uzina e Gramshit, nuk do të përdoren më, kjo pasi duhet të përafrohen standardet e Policisë shqiptare me ato të vendeve europiane. Kallashnikovët do të zëvendësohen me armë automatike të blera nga vendet perëndimore.
Armatimi
Llogariten mijëra automatikë që mendohen të blihen për heqjen nga qarkullimi përfundimisht të “AK-47”. Kjo e fundit është një armë sulmi dhe e papërshtatshme për përdorim nga forcat e policisë. Specialistët shprehen se pistoleta “TT” nuk mund të përdoret nga policia, pasi paraqet rrezikshmëri për komunitetin. Tokarev TT-33 është pistoleta e përdorur kryesisht në vendet e Lindjes gjatë Luftës së Ftohtë dhe pas saj. Ajo është prodhuar nga Feodor V. Tokarev. Por, sipas disa specialistëve të armëve, ajo është një kopjim i modelit “Colt” të vitit 1902 me disa ndryshime, për ta bërë më të thjeshtë prodhimin. Masivisht kjo armë u përdor dhe u prodhua nga ish-Bashkimi Sovjetik, modeli “TT-30”. Më pas kjo armë u prodhua dhe nga Jugosllavia, M57, Kina TT-54, Hungaria Modeli 48 si dhe Egjipti. Specialistët e huaj mendojnë se Policia e Shtetit tashmë nuk është më forcë e armatosur dhe si rrjedhojë nuk mund të ketë në përdorim armë luftarake, siç është pistoleta TT dhe AK-47, ose ndryshe Kallashnikovi.
5 Shtator 2009