E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshon ligji, baret, pub-et dhe restorantet kthehen në biznese të mëdha



Ervin KOÇI

Të gjitha bizneset që ushtrojnë aktivitet në sektorin e shërbimit siç janë bar-kafetë, pubet, restorantet, fat-food-et, apo dhe të tjera subjekte të kë tij tipi do të klasifikohen si biznese të mëdha. Në ndryshimet e fundit që qeveria ka ndërmarrë në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar të ndryshuar”, shumë prej subjekteve që ushtrojnë aktivite shërbimi dhe që përveç ambienteve të mbylura kanë në posedim edhe ambiente publike si lulishte, veranda ose trotuare, do të taksohen më tepër dhe do të klasifikohen si subjekte të biznesit të të madh. Në këtë mënyrë shumë subjekte private që janë regjistruar pranë administratës së tatim-taksave në organet e pushtetit lokal si “biznes i vogël” me ndryshimet në ligj, u kalojnë sërish nën administrim Tatimeve duke u klasifikuar si subjekte tatimpaguese të TVSH-së. Me natë të një udhëzimi të posaçëm, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka nisur drejtorive rajonale tatimore në rrethe qarkoren e re të veprimit. Drejtorive rajonale në rrethe u është linë si detyrë që të realizojnë nga e para vlerësimin për të gjitha subjektet e vogla dhe t’i riklasifikojnë ato, ku si afat i fundit është caktuar data 31 tetor 2009. Për të realizuar procesin e riklasifikimit të subjekteve private, seleksionimi dhe përzgjedhja e tatimpaguesve që do të kalojnë në skemën e TVSH-së do të bëhet nga të dhënat e siguruara nëpërmjet analizës së riskut për tatimpagues të veçantë. Duke iu përmbajtur kategorive të aktiviteteve dhe transaksioneve të tatimpaguesve, si kriter bazë për këtë riklasifikim është xhiroja e realizuar, mbajtja e dokumentacionit ligjor nga ana e subjektit dhe lloji i aktivitetit që ai kryen.

Xhiroja e realizuar

Si kriter bazë për kalimin e një subjekti të vogël biznesi në subjekt tatimpagues të TVSH-së, Tatimet kanë përcaktuar xhiron e realizuar nga tatimpaguesi për vitin 2008 dhe ajo e parashikuar për vitin 2009. Xhiroja e realizuar do të sigurohet nga deklarata e paraqitur nga subjekti për vitin 2008, të marra nga organet e pushtetit vendor dhe nga të tretët, nga të dhëna shtesë nga rezultat e kontrolleve tatimore dhe vizitave fiskale. Të gjithë ata tatimpagues që kanë realizuar një xhiro vjetore mbi 7 milionë lekë për vitin 2008, do të bëhen objekt verifikimi në terren doke koordinuar punonjësit e verifikimit në terren dhe të sektorëve të zbatimit për të analizuar kohëzgjatjen për çdo ditë pune në biznesit, madhësinë e njësisë apo të kapacitet mbajtës, vendndodhjen etj.

Pasqyrimi i xhiros

Për pasqyrimin e xhiros së subjekteve të vogla do të analizohet në tërësi mbajtja e dokumentacionit, si libri i blerjeve dhe a është i gjithë malli i justifikuar me fatura tatimore sipas ligjit, a është mbajtur libri i shitjeve dhe a janë përdorur faturat tatimore dhe dëftesat tatimore për shitjen e mallrave dhe shërbimeve. Në bazë të nivelit të korrektësisë së mbajtjes së dokumentacionit nga subjekti, drejtoritë rajonale do të ndërhyjnë në bazë të ligjit me metoda alternative për përcaktimin e xhiros që realizon realisht tatimpaguesi në biznesin e tij. Si kritere plotësuese për këtë do të jenë dhe vlera e aktivitetit, niveli i pagesave dhe blerjeve.

Pagesat dhe blerjet

Analiza e pagesave dhe blerjeve do të bëhet mbi totalin e blerjeve (importe dhe blerje brenda vendit), vlerën e amortizimit, pagesa mbi qiranë dhe vlera reale e saj, pagesa të tjera periodike (energji, paga, ujë etj.), gjendja e mallrave në njësi, magazinë ose depozita. Gjendja reale e plotësimit të këtyre kritereve do të paraqitet në skedën bashkëngjitur “Skeda mbi verifikimin e të dhënave për tatimpaguesit”. Konkluzionet dhe vlerësimi përfundimtar nga ana e grupit të kontrollit do të bëhet nëpërmjet një vendimi, i cili do të përshkruhet në seksionin “F” të skedës për kalimin e biznesit të klasifikuar “biznes i vogël” në subjekte tatimpagues që janë subjekt TVSH-je.

Tatimpaguesit potencialë për kalimin në subjekte TVSH-je (biznes i madh)

1) shërbime hotelerie, argëtuese, sportive, artistike, mediatike elektronike;
2) restorante, bare-kafe, markete, minimarkete, me sipërfaqe mbi 200 metra katrorë, duke përfshirë edhe sipërfaqet ekstra pa mbulim apo përreth ambientit kryesor të shërbimit;
3) servise makinash dhe mjetesh motorike me mbi dy punëmarrës;
4) pikat e shitjes së karburantit, gazit, vajrave lubrifikante dhe pjesëve të këmbimit apo aksesorëve të ndryshëm për automjete;
5) nënkontraktorët e ndërtimit me fonde private dhe publike;
6) transportuesit e mallrave me tonazh mbi 20 tonë kapacitet mbajtës apo grup automjetesh udhëtarësh e taksish me mbi 3 automjete;
7) tatimpaguesit që rezultojnë si klientë të shoqërive që janë të regjistruara në drejtoritë rajonale të tatimpaguesve të mëdhenj;
8) prodhuesit industrialë, agro-industrialë dhe ushqimor të natyrave të ndryshme.

Rritet me 9.4% kredia në lekë

Bankat japin më shumë kredi në monedhën vendase se në valutë. Sipas raportit të mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar, kredia në lekë është rritur me 9.4 për qind kundrejt 3.5 për qind për kredinë në valutë. Ndërkohë, duke konsideruar rritjen vjetore (në terma absolutë) të kredisë sipas monedhave, portofoli i kredisë në lekë dhe ai në valutë prezantojnë ritme rritjeje thuajse të njëjta, përkatësisht 35.2 për qind dhe 35.8 për qind. Megjithatë, në terma absolutë, rritja e kredisë në valutë ka qenë ndjeshëm më e lartë duke tejkaluar me më shumë se 2.5 herë rritjen absolute të kredisë në lekë.

5 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›