Prokuroria e Krimeve të Rënda mbyll hetimet për 5 dosje
Emrat e të pandehurve, akuzat dhe historitë që u kushtuan prangat
Laureta Rryçi
Tiranë - Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet për pesë dosje, duke i dërguar ato për gjykim në gjykatë. Pjesa më e madhe e këtyre dosjeve u përkasin grupeve të ndryshme që akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Pas shumë muaj hetimesh, prokurorët e çështjes kanë arritur të kopsitin dosjet me prova dhe dokumente shkresore duke zbardhur kështu disa nga rrugët me të cilat operohet në vendin tonë për trafik lëndësh narkotike. Tri dosje janë për trafik drejt Italisë, Greqisë dhe Malit të Zi. Ndërsa dy dosjet e tjera, sipas akuzës, njëra i përket një rrjeti prostitucioni dhe tjetra një pengmarrje që ka ardhur si rezultat i një borxhi prej 7 mijë eurosh. Gazeta “Albania” zbardh në numrin e sotëm emrat e të pandehurve, akuzat dhe historitë që u kushtuan prangat.
Trafiku drejt Italisë
Prokuroria e Krimeve të Rënda çon në gjyq një grup prej pesë personash të akuzuar për trafikimin e 486 kilogramëve heroinë nga Shqipëria në Itali në periudhën 2003-2004. Sasia e drogës prej rreth gjysmë toni, sipas prokurorisë, është trafikuar në 18 episode, të cilat janë zbuluar nga policia italiane, që ka arrestuar korrierët e lëndës narkotike duke bllokuar makinat e transportit dhe heroinën. Alket Hatia, Hekuran Hoxha, Fatbardh Hoxha, Mentor Shehu dhe Saimir Gjepali, të arrestuar më 10 shtator 2008 nga Krimet e Rënda, akuzohen se në bashkëpunim kanë trafikuar në Itali nga Shqipëria rreth gjysmë toni heroinë, duke përdorur korrierë të ndryshëm në periudhën 2003-2004. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme thanë se prokurorët e çështjes, Adnand Xholi dhe Edvin Kondili, mbyllën hetimet dhe dërguan dosjen në gjykatë me akuzat “trafik narkotikesh”, “organizim e drejtim i organizatës kriminale” dhe “mbajtje pa leje armësh e municioni luftarak”.
Hashashi drejt Malit të Zi
Prokuroria e Krimeve të Rënda në kryeqytet përfundoi hetimin dhe dorëzoi pranë togave të zeza dosjen penale në ngarkim të dy kushërinjve shkodranë, të cilët tentuan të trafikojnë nga Shqipëria në Mal të Zi, me varkë, 165 kg hashash. Shorti elektronik ka caktuar Luan Hasnezirin si drejtues të trupit gjykues të kësaj dosjeje. Sipas kërkesës për gjykim, të pandehurit Flori e Kristian Ramaj, respektivisht 21 dhe 18 vjeç, me veprimet të kryera më 24 prill të këtij viti kanë konsumuar veprën penale të "trafikut të lëndëve narkotike" në bashkëpunim. Sipas hetimit, dy djemtë e xhaxhallarëve Flori e Kristian Ramaj, nga fshati Goshaj i komunës Kastrat të Malësisë së Madhe, mesnatën e datës 24 prillit kanë ngarkuar një varkë me 165 kg hashash dhe janë nisur për të kaluar kufirin ujor mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Patrullat e përbashkëta shqiptaro-malazeze kanë zbuluar mjetin lundrues në liqen, në pjesën shqiptare, në afërsi të Hanit të Hotit të Malësisë së Madhe. Skafi i Policisë Kufitare është vënë në ndjekje të mjetit lundrues dhe pas pak minutash udhëtim varka është bllokuar, ndërsa në të ishin disa çanta mbushura me lëndë narkotike të llojit Cannabis sattiva.
Box
Operacioni “Balerina”
Operacioni që arrestoi tre persona në Durrës dhe në Korçë ka marrë emrin “Balerina” pikërisht nga mënyra që përdornin të akuzuarit për trafik për mashtrimin e vajzave në moshë adoleshence. Pasi i “piketonin” vajzat ata dyshohet se zgjidhnin se cili prej tyre do të arrinte të krijonte miqësi me to. Më pas, pasi fillonin t’i takonin, ata, duke i joshur, u premtonin që do t’i bënin balerina të famshme në rast se ato do të pranonin që të iknin në Greqi apo edhe Itali me ta. Shumë prej vajzave binin në “kurthin” e të arrestuarve dhe nga balerina përfundonin duke prostituuar rrugëve të Greqisë për llogari të personave që i kishin mashtruar. Personat që u arrestuan gjatë këtij operacioni janë Mehdi Xhihani, Xhemal Zenuni dhe Altin Brahimi.
Box
Trafiku drejt Greqisë
Prokuroria dërgoi dje në gjykatë dosjen penale ndaj një emigranti të arrestuar në kufi me Greqinë, duke trafikuar 1 kilogram hashash. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Akuzës, sipas të cilave, emigranti Gentian Zotaj, 23 vjeç, i arrestuar me 1 kg marijuanë në tentativë për ta kaluar në Greqi, është dërguar në gjyq me akuzën e “trafikut të narkotikeve”. Sipas prokurorisë, Gentian Zotaj është arrestuar në flagrancë nga shërbimet kufitare në Kakavijë. Në makinën e tij u gjet lëndë narkotike, ndërsa droga ishte e fshehur në automjetin të cilin e drejtonte emigranti, tip “Wolkvsagen Golf 4”, me targa greke.
Box
Pengmarrja
Dy djem dhe një vajzë do të gjykohen nga Krimet e Rënda për shkak të pengmarrjes që ka ardhur si rezultat i një borxhi prej 7 mijë eurosh. Sipas Akuzës, borxhi ishte dhënë në muajin nëntor të vitit 2008 dhe nuk ishte kthyer ende nga i dëmtuari Gazmir Leka. Dyshohet që konflikti të ketë ardhur edhe për shkak të pazareve apo aktivitetit të paligjshëm. Të arrestuarit janë Ismail Hamiti, në banesën e të cilit mbahej pengu prej tri ditësh, Andrea Leka, 28 vjeç, dhe Arsenola Aliaj, 20 vjeçe, nga Lushnja.
Box
Dosjet që u janë mbyllur hetimet
1 - Të pandehur:
Kristjan Ramaj, Flori Ramaj
Akuza:
“Trafikim i narkotikeve në b/punim”, parashikuar nga Neni 283/a/2 i K. Penal.
Gjyqtari:
Luan Hasneziri
2 - Të pandehur:
Alket Hatia, Hekuran Hoxha, Fatbardh Hoxha, Mentor Shehu, Sajmir Gjepali
Akuza:
“Trafikim i narkotikeve, në b/punim, më shumë se një herë”, “organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale, mbajtje pa leje e armëve luftarake, pjesëmarrje në organizatë kriminale”, neni 283/a/2, 278/2, 278/3, 284/a/1, 333/2 të K. Penal.
Gjyqtari:
Xhelal Elezi
3 - Të pandehur:
Mehdi Xhihani, Xhemal Zenuni, Altin Brahimi
Akuza: “Trafikim i femrave në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 114/b-3 i K. Penal.
Gjyqtari:
Bardhyl Dhamo
4 - I pandehur:
Gentian Zotaj
Akuza:
“Trafikim i lëndëve narkotike mbetur në tentativë", parashikuar nga Neni 283/a/2 - 22 i K. Penal.
Gjyqtari:
Nertina Kosova
5 - Të pandehur:
Ismail Hamiti, Arselona Aliaj, Andrea Leka, Qani Haskasa, Gazmir Leka
Akuza:
“Rrëmbim ose mbajtje peng e personit”, kryer në bashkëpunim, Neni 109/1 e 25 i K.Penal, “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kryer në bashkëpunim”, Neni 298/3 i K. Penal.
Gjyqtari:
Etleva Deda
5 Shtator 2009