Licencimi i biznesit, brenda vitit sportele të posaçme në të gjithë vendin
Bizneset diskutojnë për reformën me QKL-në dhe Ministrinë e Ekonomisë
Ervin KOÇI
Të gjitha bizneset e reja që do të hapen për herë të parë do të kenë mundësinë që brenda këtij viti të licencohen në sportelet e vetme të Qendrës Kombëtare të Licencimit që do të hapen në të gjitha rrethet e vendit. Ky është një projekt i financuar nga USAID-i i cili ka për qëllim lehtësimin e procedurave të licencimit të biznesit në të gjithë vendin, si dhe krijimin e një regjistri elektronik që do të shërbejë për mbajtjen e të dhënave për çdo subjekt. Zëvendësministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, e quajti krijimin e kësaj qendre si një hap deciziv për përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri. Bozdo tha se krijimi i kësaj qendre dhe reforma në fushën e licencimit kanë sjellë reduktim të kostove, të afateve, thjeshtëzim të procedurave të licencimit për biznesin etj. Qendra Kombëtare e Licencimit funksionon në bazë të një sistemi elektronik që automatizon procesin e licencimit dhe mundëson ndjekjen hap pas hapi të ecurisë së licencimit me shërbimin me një ndalesë dhe me procedura transparente dhe të shpejta. Lidhur me këtë çështje është zhvilluar dje një takim i organizuar nga USAID-i Dhoma Amerikane e Tregtisë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, Ministria e Ekonomisë etj.
Takimi
Komuniteti i biznesit diskutoi rreth reformës në fushën e licencimit, me synim përmirësimin e cilësisë dhe rakordimin më të shëndetshëm të reformave dhe ideve për të reformuar këtë sistem. Sipas zëvendësministrit Bozdo, reforma rregullatore do të shërbejë në lehtësimin e biznesit, do të reduktojë afatet, kostot etj., si në tatime, prokurime, regjistrim dhe së fundmi, edhe në licencimin e biznesit. Lidhur me licencimin, Bozdo u shpreh se, sistemi do të marrë formën e tij të plotë brenda datës 31 dhjetor 2009. "QKL do të sigurojë dhe aksesin në Regjistrin Elektronik të Licencave dhe Lejeve edhe të autoriteteve të tjera, jashtë ekzekutivit qendror sikurse janë entet rregullatore, apo njësitë e qeverisjes vendore duke mundësuar bërjen publike të lejeve dhe licencave nëpërmjet faqes zyrtare të QKL-së",- theksoi Bozdo.
Inspektimi i biznesit
Sistemi i inspektimit të biznesit do të ndryshojë tërësisht, nga modeli lindor që është aplikuar deri tani në atë europian. Zëvendësministri i Ekonomisë, Bozdo, tha se gjatë takimit të djeshëm me përfaqësues të biznesit se reforma e Inspektimit, brenda një viti do të zbatohet sipas sistemeve të qarta inspektuese të standardeve të BE-së . "Biznesi shqiptar humbet rreth 25-30 ditë në vit duke u përballur me probleme të inspektimit ndaj do ta ulim në nivelet më të mira evropiane", deklaroi Bozdo. Takimin e përshëndetën përfaqësuesit e Programit Prag të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë II, i administruar nga USAID, që vlerësuan krijimin e QKL-së. Zëvendësministri Bozdo, ka deklaruar se po punohet për ngritjen e sporteleve të veçanta për energjinë elektrike dhe industrinë minerare me qëllim lehtësimin e kushteve për bizneset që duan të investojnë në këtë sektor. Ndërkohë drejtuesit e Qendrës Kombëtare të Licencave njoftuan se deri më 31 dhjetor të këtij viti do të jetë gati regjistri elektronik i lejeve dhe licencave ku bizneset mund ta kontrollojnë atë online.
AMC, sinjali më i fortë dhe mbulimi më i mirë
AMC, gjatë viteve të fundit ka ndërmarrë gjithmonë fushata të cilat synojnë përmirësimin e rrjetit dhe sinjalit në tërë vendin. Kjo e bën që të jetë kompania e vetme që ndërmerr vazhdimisht fushata të tilla për tu ofruar gjithmonë atë që është më e mira abonentëve. AMC, përveç ngritjes së stacioneve të reja të antenave, përmirëson vazhdimisht edhe funksionimin e stacioneve ekzistuese, me qëllim rritjen e vazhdueshme të cilësisë së sinjalit. Pajisjet e AMC janë fjalë e fundit e teknologjisë, në përputhje me standardet e BE-së. Gjithashtu AMC është kujdesur përherë që infrastruktura teknike të respektojë plotësisht ambientin. Kompania ka zbatuar një politikë për mbrojtjen e ambientit gjatë gjithë veprimtarisë së saj duke zëvendësuar të gjitha pajisjet që ishin në përdorim në vitin 2000, kur u bë pjesë e Grupit COSMOTE. AMC ka investuar për mbulimin me sinjal të zonave të pambuluara deri tani, përfshirë zona të izoluara gjeografikisht dhe me numër të vogël popullsie. Në dy vitet e fundit sinjali i AMC është shtrirë në zona rurale ose të izoluara, p.sh. Fushë-Buall (Elbasan), Grabovë, Goricë, zonat e Pultit dhe Shalës (Shkodër), Llahen dhe Krumë (Kukës), Frashër (Përmet), apo në zona turistike si Razma dhe Lura. AMC ka cilësinë më të mirë të sinjalit në vendin tonë dhe një nga më të mirat në Ballkan, që ka çuar në efektshmëri maksimale të rrjetit. Rrjeti AMC mbulon mbi 99.8 % të popullsisë në Shqipëri. Ky është mbulimi më i madh i popullsisë dhe mbulimi më i mirë gjeografik në vend. Falë cilësisë tepër të lartë të rrjetit AMC ka mundur tu ofrojë shërbime moderne dhe të plotësojë kërkesat përherë në rritje të abonentëve. AMC ka zbatuar një program të rëndësishëm investimesh në mbarë vendin, me qëllim që t’u japë abonentëve në gjithë vendin komunikim cilësor dhe akses në shërbime të teknologjisë së lartë. AMC është kompani lider për sa i përket mbulimit të popullsisë me sinjal. ǒështë më e rëndësishme, AMC është lider për sa i përket cilësisë së sinjalit.
5 Shtator 2009