E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet pa jetë në banesë 100-vjeçari, jetonte i vetëm

Është gjetur pa jetë në banesën e tij një 100-vjeçar nga qyteti i Durrësit.
 

Burime nga policia e këtij qyteti bëjnë të ditur se viktima S. Cakalli, u gjet ditën e sotme në banesën e tij në lagjen nr. 8. Fqinjët e të moshuarit, të shqetësuar për fatin e tij, kanë njoftuar policinë. Sipas uniformave blu, 100-vjeçari sapo ishte kthyer nga Greqia.
 

Ky nuk është rasti i vetëm kur të moshuarit gjenden të pajetë në banesat e tyre. Rastet kanë qenë kryesisht persona që jetonin vetëm, pasi fëmijët i kanë pasur në emigracion. Në pjesën më të madhe të rasteve, shkak janë bërë problemet me zemrën, të cilat përkeqësohen gjatë stinës së verës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›