E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Durrës, zbardhet misteri i 29-vjeçares Kaja

Zbardhet misteri i vrasjes së vajzës që u gjend e pajetë në një kanal në Ishëm të Durrësit pak ditë më parë. Policia e qarkut të Durrësit ka autorin e kësaj vepre penale, konkretisht Euxhen Muka, ndërsa Lefter Keci është shpallur në kërkim, pasi dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e 29 vjecares Rolanda Kaja.
 

Sipas burimeve nga policia, dyshohet që vajza të jetë ekzekutuar nëpërmjet një injeksioni. Shtetasja Rolanda Kaja kishte lindur në fshatin Kryevidhtë Kavajës, por prej 3 vitesh kishte marrë me qira një apartament në Plazhin e Durrësit. Sipas verifikimeve paraprake, shkak për t`u larguar nga familja ishte divorci. 29-vjeçarja kishte dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Vajza është 8 vjeçe dhe pas ndarjes së prindërve jeton tek shtëpia e gjyshit, kurse djali i çiftit të ndarë është 5 vjeç dhe është nën kujdestarinë e të atit. Divorci sipas policisë është bërë konform ligjit dhe kjo lë fare pak dyshime për t`u pyetur ish- burri lidhur me vdekjen e parakohshme të Kajës. Kjo femër është deklaruar e zhdukur më datë 5 qershor të këtij viti, ndërsa është gjetur e vdekur më datë 10 qershor në orët e mbrëmjes në anë të rrugës Ishëm-Lalëz. Në çastin kur është gjetur rastësisht nga banorët e zonës, Kaja ka qenë e veshur me rroba të lehta, ndërsa në trup nuk i janë gjetur shenja dhune. Policia ka hapur një dosje më vete për hetimin e vdekjes së saj .
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›