Rio Ferdinand: Arsenali, jo për titull
Sipas mbrojtësit të Mançester Junajted, Rio Ferdinand, Arsenali do të mbetet jashtë garës për titullin kampion në Premiership. Asnjëra prej "katër bigëve" nuk ka arritur të bëjë diferencën, megjithatë për kapitenin e kombëtares angleze, "topçinjtë" e Venger do të humbasin terren përballë Junajted, Çelsit e Liverpulit. "Mendimi im personal është se titulli do të diskutohet ndërmjet tri skuadrave, ndërsa Arsenali do të qëndrojë jashtë garës", tha Ferdinand. "Ne (Mançesteri), Çelsi e Liverpuli do të shkëputemi, ndërsa në fund parashikoj që lufta të vijojë vetëm ndërmjet dy skuadrave".