Amauri do të luajë për Italinë
Sulmuesi i Juventusit, Amauri, pritet të luajë me përfaqësuesen italiane në miqësoren e muajit shkurt, kundër Brazilit. Më 1 janar 2009, lojtari do të marrë pasaportën e shtetit përtej Adriatikut dhe për ironi të fatit, debutimi i tij me "axurrët" mund të ndodhë pikërisht kundër skuadrës së vendlindjes. Amauri është "injoruar" vazhdimisht nga trajneri Karlos Dunga, ndërkohë që Marçelo Lipi e cilëson si një "armë" më shumë për kampionët e botës. Sipas gazetës "Tuttosport", rruga e sulmuesit drejt Italisë do të hapet nga fakti se edhe bashkëshortja e tij do të pajiset me pasaportë në javët në vazhdim.