Riparimi i defektit të dimrit, lë banorët pa ujë të pijshëm në verë
25/08/2010 Probleme për bizneset, banorët dhe sidomos besimtarët mysliman të cilët agjërojnë
BERAT- Tashmë qytetarët e Beratit do të përballen me mungesën e ujit të pijshëm, pasi riparimi i defektit në tubacionin e Bogovës gjatë rrëshqitjeve të stinës së dimrit ka bërë që qytetarët e Beratit të ngelen pa ujë të pijshëm. Që prej ditës së hënë qytetarët u janë drejtuar dyqaneve për blerjen e ujit të ambalazhuar, pasi në çezmat e tyre nuk kanë uji. Edhe pse, ishin njoftuar disa ditë më parë për këtë ndërprerje të tejzgjatur të ujit të pijshëm, situata është bërë e vështirë në kushtet ku temperaturat janë mjaft të larta. Qytetarët ankohen se ndërprerja në këto ditë të nxehta gushti është e pajustifikuar, pasi konsumimi i ujit të ambalazhuar është i papërballueshëm për ta, ndërkohë që kërkesat për ujë janë të larta si pasojë e të nxehtit të madh. Ankesa kanë ngritur më së tepërmi dhe besimtarët myslimanë, të cilët janë duke kaluar muajin e tyre të ramazanit, dhe e quajnë këtë gjë të pafalshme, pasi janë duke u përballur me një situatë shumë të vështirë. Kjo ndërprerje e ujit të pijshëm mësohet se do të vazhdojë deri në fund të kësaj jave, gjë e cila ka bërë që të gjitha familjet të cilat kanë çisterno në banesat e tyre t’i shfrytëzojnë ato, ndërkohë që pjesa tjetër duhet të përdorë uji të ambalazhuar. Me këtë situatë po përballen të gjitha bizneset si restorante, fast-fude, pasi mungesa e ujit e bënë dhe më të vështirë punën për to. Ndërkohë që burime pranë Ndërmarrjes së Ujësjellësit në këtë qytet bëjnë me dije se ndërprerja ka qenë e detyruar, pasi po punohet për riparimin e defektit në tubacionin përcjellës nga Bogova drejt Beratit. Në vendin u quajtur "Promovik" në afërsi të qytetit të Poliçanit tubi prej 700 milimetrash u ça gjatë muajve të dimrit nga shirat e shumtë dhe të rrëmbyeshëm. Pas çarjes së tubacionit, defekti u riparua vetëm pjesërisht nga moti i keq.