E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbyset makina ne superstrade, tre te plagosur

Fushe Kruje- Nje tjeter aksident i rende automobilistik ka ndodhur dje ne oret e para te mengjesit ne superstraden Fushe Kruje-Lezhe. Aksidenti ka ndodhur ne fshatin Derven te Krujes, kur nje makine me targa TR5032M, po udhetonte ne drejtim te kryeqytetit papritur ka dale ne krahe te kundert te rruges duke pesuar dy rrotullime dhe ka ndaluar ne parkingun e nje lavazhi. Burime te policise thane se tre persona udhetonin ne autoveture dhe se kane mbetur te plagosur rende. Menjehere te demtuarit u derguan drejt Spitalit Ushtarak te Tiranes per mjekim me te specializuar. Ndihma e pare te plagosurve u ka ardhur nga banoret e zones, te cilet i nxoren nga makina e permbysur per t'i derguar ne spital. Nga hetimi paraprak rezulton qe mjeti gjate udhetimit te kete pesuar nje defekt dhe me pas te kete dale nga rruga si pasoje e shpejtesise se madhe. Diten e diel ne kete aks rrugor humbi jeten Durim Mema, nga fshati Fushe-Mamurras i Kurbinit.

A.B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›