Presidentja e ACR-së thirrje minatorëve të nisin punën
Kompania “ACR” i bën sërish thirrje minatorëvë që të ndërpresin grevën e urisë dhe të nisin sa më shpejt punën.
Në një lëtër drejtuar minatorëvë presidentja e ACR-së Depisch thekson se është e gatshme të plotësojë disa nga kërkesat e paraqitura nga minatorët.
Sipas saj kompania është e gatshme që të rrisë pagën e minatorëve me 20 përqind, 22 ditë leje të paguar, nisjen e investimeve për përmirësimin e kushteve në minierë dhe të sigurisë në punë.
Dy nga kërkesat për të cilat ACR-ja nuk bie dakort është pagesa e ditëve të grevës dhe largimi i drejtorit të minierës Medat Zogu, ku për këtë të fundit minatorët e Bulqizës shprehen se nuk do të ketë kompromis.
Ndërkohë është përkeqësuar gjendja shëndetësore e grevsitëve të cilët kanë hyrë sot në ditën e 9-të të grevës së urisë. Mëngjesin e sotëm, ka lënë grevën e urisë minatori Sali Alliu, 44 vjeç i cili u dërgua me urgjencë në spitalin e Burrelit.