E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rishfaqet Mozaiku i Tiranës

Përfundon faza e parë e sistemimit të mozaikut
të Tiranës. Është gati duke u punuar për fazën e dytë dhe në vijim dhe për
punët e tjera, që do të kërkojëMilena
Selimi

Tiranë, 25 Janar NOA/Speciale - Është zbuluar nga arkeologët që më 1972, por
gjithmonë ska përbërë ndonjë pikë tërheqje për publikun shqiptar.

Së fundi, pas përfundimit të fazës së parë të
restaurimit, zbulohet për median dhe vizitorët, "Mozaiku i Tiranës".

"Me trajtimin e disa metodave kimike,
bashkëkohore, u bë e mundur që edhe të prezervohej shkëlqimi i teserave, të
shkëputeshin ato tesera që kishin krijuar disa laguna me hapësirë dhe të
rivendoseshin sipas teknikave moderne për t'i nxjerrë më në pah ato", ka
shpjeguar për median drejtori i Drejtorisë Rajonale të Tiranës, Arbër Kadia, që
punon për projektin restaurues të Mozaikut.

Kurse, duke iu referuar Ministrit të Kulturës,
Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri, do të ketë edhe një fazë të dytë
restaurimi, "që të jetë jo vetëm më mirë i restauruar, por edhe më mirë i
prezantuar në funksion të Turizmit".

Ai ka folur dhe për historinë e saj sipas të
cilës: "Arkeologët mendojnë se kemi të bëjmë me një qendër fshatare të
shekujve të parë pas Krishtit, që në fillim të shek. III u zëvendësua me një
vilë fshatare (villa rustica).

Salla me mozaik e pajisur dhe me një absidë,
ishte ambienti kryesor i saj. Autorët mendojnë që në shek. V-VI, vila u
zëvendësua me një bazilikë paleokristiane", pohoi ai, gjë që dëshmon sa të
hershme janë vendbanimet në qytetin e Tiranës.

Duke u punuar gjatë viteve 2003-2004, punimet
e sistemimit të rrugëve dhe instalimeve të ndryshme të bllokut
"Partizani" zbuluan pranë rrethimit të monumentit pjesë të tjera të
kompleksit, ndër të cilat më kryesore ishin vaskat e fermentimit të mushtit të
rrushit, por edhe pjesë të tjera muresh në dy pika të ndryshme dhe një pitos i
madh i periudhës së antikitetit.

Kompleksi i vilës fshatare romake, është një
dëshmi e rëndësishme për identitetin historik të vendbanimeve të hershme të
qytetit të Tiranës.

m.s/e.r/NOA

\n

This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›