Siemens hedh në gjyq 2 menaxherë
Berlin, 26 Janar - Koncerni i Siemens-it ka
kërkuar dëmshpërblim disa milionësh nga dy ish kryetarë të kryesisë, për shkak
të korrupsionit.
Përpjekjet për të arritur marrëveshje jashtë
dyerve të gjykatës, nuk patën sukses.
Këshilli i administratorëve pati vendosur në
muajin shtator që të hedhë në gjyq ish menaxherët e lartë të përzier në
skandal, nëse ata nuk bien dakord për kompensimin.
Siemensit, sipas të dhënave
të veta, i është shkaktuar një dëm prej dy miliardë eurosh prej skandalit të
shkaktuar nga një sistem i dyfishtë financash ilegale. /dw/