E Diel, 1 Nëntor 2026

42-vjeçari u qëllua me dhjetë plumba

Ngjarja

Franc Konomi u ekzekutua katër ditë më parë, pikërisht më 8 korrik, në mes të Tiranës. Babai i dy fëmijëve, një prej eksponentëve të cilësuar nga policia si më i rrezikshmi i botës së krimit në vend, sapo ishte ngjitur në makinën e tij, luksoze tip “Benz”, me targë TR 0626 S, me ngjyrë të zezë, që e kishte parkuar në sheshin “Avni Rustemi”, rrugës që të shpie për te Pazari i Ri. Dy persona, të cilët udhëtonin me një motor me targa të huaja, i janë afruar me ngadalë dhe pa i thënë asnjë fjalë kanë qëlluar dhjetë herë në drejtim të tij. Gjashtë plumba e kanë zënë në trup Konomin, duke i shkaktuar vdekjen pak minuta më pas. Dëshmitarët i thanë policisë se autorët e krimit janë larguar me shpejtësi të madhe pa lënë asgjë gjurmë. Policia ka nisur menjëherë hetimet duke shoqëruar dhjetëra persona, të cilët u ndodhën në vendin e ngjarjes, pasi krimi u regjistrua në mes të ditës dhe në një zonë mjaft të populluar të Tiranës. Katër ditë pas vrasjes së tij, policia ka ngritur dhe pistat kryesore të hetimit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›