Rishikohet Ligji për arsimin e lartë

Pas hartimit të Ligjit të ri për arsimin parauniversitar, i cili tashmë është dërguar në Kuvendin e Kosovës për miratim, Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT), po vazhdon edhe procesin e rishikimit të Ligjit për arsimin e lartë.
Ky është një proces i cili ka filluar para një viti e gjysmë, i përkrahur nga Banka Botërore dhe Këshilli i Evropës dhe i bartur nga grupi punues i emëruar nga ministri Hoxhaj, dhe me përfshirje të të gjitha palëve me interes, është synuar që të ndahet pronësia me të gjitha këto palë.
Përveç institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës (sektori publik dhe ai privat), në konsultime intensive janë përfshirë edhe partnerë, donatorë dhe ekspertë ndërkombëtarë.
“Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës dhe ICO janë përfshirë edhe në grupin punues të emëruar nga ministri Hoxhaj”, bën të ditur Zyra për informim e MASHT-it.
Drejtori i Departamentit për arsimin e lartë, Avdullah Alija ka thënë se ky projektligj i adresohet edhe sfidave të reja në sektorin e arsimit të lartë në Kosovë dhe përmban dispozita për themelimin dhe zhvillimin e institucioneve të reja të arsimit të lartë, si universiteteve, kolegjeve universitare, kolegjeve, etj.
Sipas tij, ky projektligj siguron trajtim të barabartë për sektorin publik dhe privat të arsimit të lartë brenda një kuadri gjithëpërfshirës.
Ky projektligj po ashtu garanton autonomi të gjerë të institucioneve të arsimit të lartë brenda një kuadri të fortë të llogaridhënies publike duke treguar vendosmëri që arsimi i lartë në Kosovë të jetë pjesë e zonës evropiane të arsimit të lartë dhe procesit të Bolonjës.
Aktualisht ligji është në fazën përfundimtare të rishikimit dhe pritet që në fillim të vitit akademik 2010/2011, ligji i ri të jetë i miratuar. Deri në një vit pas hyrjes në fuqi, do të adaptohen të gjitha aktet nënligjore që burojnë nga ky ligj.