Risi në kampionatin brazilian, pushim në mes të pjesëve
Sinjalin e parë për këtë e jep kampionati brazilian, ku do të aplikohet kjo risi. Në çdo ndeshje do të ketë një interval prej dy minutash pushim në mes të secilës prej pjesëve. Ky vendim merret për shkak të nevojës që kanë futbollistët për t’u freskuar, duke parë temperaturat e larta në të cilat luhen ndeshjet.Në fakt, kjo metodë është aplikuar fillimisht në finalen e Olimpiadës së Pekinit midis Argjentinës dhe Nigerisë në vitin 2008. “Gjatë pushimit, lojtarët do të shkojnë pranë pankinave përkatëse për dy minuta dhe nëse pushimi qëllon në momentin e një penalltie, do të bëhet menjëherë pas saj”, tha presidenti i komisionit arbitral të federatës së futbollit në shtetin e Rios.