Mbytet 17-vjeçari në liqen
PESHKOPI G. Matishi, 17 vjeç, banor i fshatit Rrenx në komunën e Kastriotit humbi jetën tragjikisht në liqenin pranë fshatit, teksa po lahej me disa moshatarë të tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth mesditës, ndërkohë që policia lokale ka kërkuar ndihmën e polumbarëve nga Tirana për gjetjen e trupit të viktimës. Dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes thanë se i riu nuk dinte not mirë. Shumë banorë të fshatit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po ndihmojnë policinë për gjetjen e trupit të Matishit.
P. H.