E Diel, 1 Nëntor 2026

Plehrat mbulojnë pikën turistike të Ujit të Ftohtë

Tepelenë Në këtë sezon pushimesh rritja e numrit të vizitorëve në pikën turistike të Ujit të Ftohtë, Tepelenë, po shoqërohet edhe me problemin e ndotjes së ambientit. Pjesa më e madhe e udhëtarëve, pushuesve, bizneseve të kësaj zone etj. i depozitojnë mbetjet urbane në mjediset e pikës turistike. duke krijuar pirgje të tëra më plehra. “Këtu nuk ka kosha apo vende të veçanta për depozitimin e mbeturinave, kështu që ne i hedhim ato ku të mundim”, thotë L. Laska, një tregtar ambulant në Ujin e Ftohtë. “Megjithëse unë mundohen t’i hedh plehrat sa më larg, sërish disa biznese të tjera i depozitojnë ato në zonën përreth, duke ndotur ambientin”, thotë një prej biznesmenëve që ushtron aktivitetin e tij në Ujin e Ftohtë. Në këtë situatë mbetjet urbane jo vetëm që ndotin ambientin, por dëmtojnë edhe imazhin e kësaj pike turistike kryesisht në sytë e vizitorëve të huaj.

Bledar Shehu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›