Risitë e Vjetra të Një Fushate
11/06/2005 Imazhi vizual i fushatës elektorale të partive politike shqiptare, dhe veçanërisht i dy partive kryesore, ofron pothuajse një pamje sa identike, po aq dhe monotone. Ndonëse u fol se do të kishte dhe priteshin shumë risi, të paktën në pikëpamjen vizive, fushata që po zhvillohet ngjan jo vetëm me të gjitha fushatat e zhvilluara në 15 vitet e fundit, por edhe me të gjitha fushatat politike të zhvilluara edhe para rrëzimit të sistemit komunist. Skena është pothuajse e njëjtë. Një shesh i mbushur plot dhe me parulla, një lider që bërtet përpara një mikrofoni, një pjesë e udhëheqjes që rrinë prapa liderit dhe duartrokasin, një tufë entuziastësh politik, që bërtasin papushim përpara tribunës, dhe premtime dhe parulla pa fund, që më shumë duartrokiten sesa dëgjohen. Është po e njëjta skenë, e njëjta qasje, ndryshon vetëm emri i liderit, koha dhe regjimi. Dje mitingje të tilla mbaheshin në Shqipërinë Socialiste që po ndërtonte komunizmin, sot mitingje të tilla organizohen në Shqipërinë Socialiste që po ndërton demokracinë.
Mitingje të tilla, si në kohën e komunizmit, por aq më shumë sot kur mjetet e komunikimit janë zhvilluar pa masë, nuk i shërbejnë aspak komunikimit midis partisë, liderit dhe votuesit apo qytetarit. Këto mitingje shpesh kanë një dinamikë mjaft qesharake ku çjerrjet e liderit prodhojnë brohorima te pjesëmarrësit, që janë mësuar të entuziazmohen pas çdo klithme të liderit, çka bën që sa më shumë lideri bërtet, aq më shumë mesazhi i tij mbytet në brohorimën e turmës. Gjë që në fakt nuk është aspak shqetësuese, pasi në thelb këto mitingje nuk synojnë të komunikojnë me qytetarin. Kështuqë ajo që thotë lideri nuk është aspak e rëndësishme, sikurse duket edhe nga shembulli i atyre që janë në tribunë, që shpesh ia marrin shtruar muhabetit, pa ia vënë veshin asaj që i thuhet turmës, që në shumicën e rasteve nuk përbën më shumë se një parullë të shndërruar në fjalim.
Në thelb të këtyre mitingjeve elektorale vazhdojnë të qëndrojnë konceptet politike, mbi të cilat ishte ndërtuar regjimi komunist. Nga njëra anë është lideri dhe nga ana tjetër “populli”. Përballë popullit, lideri ashtu siç i ka hije, deklamon, demaskon, frymëzon, jep direktiva, tregon të ardhmen, i shpjegon popullit se si dhe çfarë do të arrihet, se çfarë është e mirë për të, me pak fjalë, lideri, ashtu siç i ka hije ‘udhëheq popullin drejt fitoreve’. Dhe këtu nuk ka vend për komunikim. Udhëheqësi ia di dhe ia do të mirën popullit. Problemi në pluralizëm është se nuk ka vetëm një lider, por dy, ndonjëherë tre, ndonjëherë edhe më shumë. Kështu që ajo që është e rëndësishme është që çdo lider të tregojë se sa popull mbledh në shesh dhe sa çfarë lloj populli, popull entuziast, apo të fjetur, dinamik apo të plogësht. Prandaj, në këto mitingje, ajo që është e rëndësishme është numri, sasia dhe jo cilësia. Ai që mbledh më shumë njerëz në shesh është edhe më i suksesshëm.
Individi në miting është thjesht një numër më shumë sesa një votues, është ‘popull’ më shumë se ‘qytetar’. Dhe ky është në thelb një nga ndryshimet themelore midis një regjimi totalitar dhe një demokracie liberale. Në një sistem totalitar individi ka kuptim si pjesë e së tërës, e ‘popullit’ dhe është i pandashëm nga turma apo vullneti i përgjithshëm. Çdo individ është në funksion të së tërës, apo kolektives, prandaj në këto regjime qofshin diktatura të djathta, apo të majta, lideri i drejtohet turmës dhe nuk komunikon por e udhëheq atë. Ai nuk ka nevojë të komunikojë me turmën, pasi ai trupëzon vullnetin e saj, e formëson dhe e prodhon këtë vullnet. Vetëm duke dëgjuar liderin, populli e kupton se çfarë do dhe çfarë i duhet.
Krejt ndryshe nga një regjim totalitar, në thelb të një demokracie liberale është individi, ose ndryshe qytetari, një koncept ende i panjohur në logjikën politike shqiptare, ku qytetari humbet në konceptin homogjen ‘popull’. Në një demokraci liberale në themel të së tërës, apo kolektives, qëndrojnë nevojat e individëve, apo grupeve të veçanta qytetarësh. Vetë sistemi ka në qendër jo thjesht ‘popullin’, por së pari ‘qytetarin’. Rrjedhimisht në një sistem të tillë parësor është komunikimi midis politikanit dhe qytetarit, çka do të thotë se politikani jo vetëm flet, por edhe dëgjon. Në një sistem të tillë gjithçka, përfshi edhe mitingjet, është në funksion të këtij komunikimi. Më e rëndësishme se numri i pjesëmarrësve në një miting, më i rëndësishëm se entuziazmi dhe brohoritja e militantëve është tejçimi i mesazhit në një audiencë sa më të gjerë. Dhe kushdo, që ka qenë apo jetuar në Perëndim, e ka mjaft të qartë që diçka e tillë nuk arrihet as duke bërtitur dhe as duke lëshuar parulla. Veçanërisht kur synohet të tërhiqet vota e elektoratit gri, apo të pavendosur, që do të jetë përcaktues në këto zgjedhje.
Në kohën e komunikimit mediatik, mitingjet janë një nga forumet më të padobishme për të tërhequr elektoratin e pavendosur. Sheshet mbushen kryesisht nga militantë, të cilët nuk dalin për të komunikuar me liderin, por për ta brohoritur atë, çka bën që edhe ndonjë mesazh me vlerë për votuesin jopartiak të humbasë ose në fjalime të zjarrta, ose në brohoritje histerike. Kështuqë në shumicën e rasteve mitingjet kthehen në tribuna, ku liderët nën brohorimën e turmës lëshojnë rrufe ndaj kundërshtarëve, një strategji kjo veçanërisht e liderit të PS-së, Fatos Nano, ndonëse këtij tundimi nuk i ka shpëtuar as kryetari i PD-së, Sali Berisha.
Ajo që nuk ndodh në mitingje është komunikimi me qytetarin. Jo vetëm sepse diçka e tillë është e pamundur fizikisht, por edhe pse mitingjet nuk prodhojnë apo tërheqin qytetarë, por ‘popull’. Gjëja e fundit që i shkon ndër mend dikujt që vete në miting është që të bashkëbisedojë me ata që i kërkojnë votën. Një pjesë dalin sepse e dashurojnë liderin, një pjesë sepse e kanë detyrë partie, disa sepse janë simpatizantë dhe të tjerë sepse janë kurioz, dhe nuk kanë me se ta vrasin kohën. Nuk mund të fajësosh pjesëmarrësit në miting pse nuk mendojnë për të komunikuar, kjo është e pafalëshme për ata që kërkojnë votën e tyre. Por që procesi i komunimit të fillojë, kërkohet një ndryshim shumë më rrënjësor sesa zhvendosja e takimeve elektorale nga sheshet në salla, kërkohet infrastruktura mendore, që e shikon votuesin si qytetar dhe jo si popull, pasi me të parin mund të bashkëbisedosh, ndërsa me të dytin vetëm propagandohet.