Vota, qytetaria, qeverisja
Autori i Lajmit: Dr. Enriko Ceko
Zgjedhjet janë një nga proceset më të rëndësishme politike e sociale në një vend të lirë. Nëpërmjet tyre sigurohet pjesa më kryesore dhe reale e ushtrimit, funksionit dhe e funksionimit të demokracisë. Procesi zgjedhor është i vetmi proces nëpërmjet të cilit qytetarët e një vendi, në një kohë të caktuar, kanë shansin që të zgjedhin, nga radhët e tyre, individë, të cilëve, për një periudhë të caktuar kohore vetë këta shtetas u japin të drejtën, detyrën, shansin e fatin që të qeverisin shoqërinë e vendin, me fokus kryesor marrëdhëniet ekonomike, sociale, kulturore, administrative, ligjore, politike, etj. Në rastin më të mirë, këta individë duhet që të zgjidhen, pasi të kenë deklaruar para e gjatë procesit zgjedhor mënyrën e qeverisjes. Është pikërisht kjo mënyrë qeverisëse e deklaruar që i bën njerëzit të anojnë nga njëri apo tjetri kandidat, nga njëra apo tjetra platformë politike qeverisëse. Deri tani nuk është vënë re që ndonjë nga forcat politike në garën elektorale të ketë vënë në dispozicion të publikut në detaje mënyrën e re të qeverisjes, numrin e ndryshuar të kabineteve (ministrive) të qeverisë, emrat e anëtarëve të kabineteve qeveritare, institucionet e reja që do të krijojë apo zyrat e dështuara që do të mbyllë, deklarata se do të godasë, ndryshojë e shfuqizojë këtë apo atë ligj, sepse nuk është i mirë dhe se duhet përmirësuar dhe nga ana tjetër të deklarojë edhe rrugën e përmirësimit, etj. Kjo është një nga mangësitë më të mëdha të kësaj fushate zgjedhore, e cila duket se edhe këtë radhë do të mbyllet pa i dhënë shansin qytetarisë që të mësojë detaje, rreth të cilave në fund të fundit dhe në fakt shtetasit duhet të shprehen patjetërsueshmërisht nëpërmjet votës së tyre. Janë pikërisht disa nga këto detaje që bëjnë diferencën dhe piketojnë në kokën e çdo individi se për cilin grupim politik apo individ do të votojë. Kjo dukuri gjithashtu, në fund të fundit, është një mungesë totale dhe cilësore e virtytit, ndershmërisë, seriozitetit dhe përgjegjshmërisë nga ana e forcave politike dhe e kandidatëve të tyre, të cilët patjetër duhet që të jenë të virtytshëm, seriozë, të ndershëm dhe të përgjegjshëm. Por, nga ana tjetër, nuk është aspak e thënë që tërë shtetasit e një vendi dhe kryesisht ata shtetas që votojnë në një kohë të caktuar të jenë patjetër të virtytshëm, të ndershëm e seriozë. Në të tëra shoqëritë e të tëra kohërave ka pasur, ka dhe do të ketë shtetas që nuk kanë asnjë nga atributet e përmendura më sipër dhe kësaj nuk i është shmangur dot edhe shoqëria shqiptare. Ka midis nesh biznesmenë pa skrupull e hajdutë bankash, qytetarë të ndershëm e mashtrues të tipit pacientë të pandreqshëm, familjarë shkatarraqë me fëmijët e tyre dhe prostituta korrekte me klientët, qafërruar sefte çdo mëngjes e kokëpalarë me muaj të tërë, punëtorë me pagesë minimale e dembelë që fitojnë miliona, korruptues me damkë e të korruptuar pa dashje, abuzues me fonde publike e private dhe ruajtës të tyre me fanatizëm, përdorues alkooli e droge e kalues të masës me to, dhunues të femrave dhe adhurues të tyre deri në përunjësi, kodoshë e sharlatanë, shpifës pa pare e dëshmitarë falsë, shpërdorues të detyrave publike e të tjerë pikaqolë nga më të ndryshmit e më të çuditshmit, sepse kështu jemi ne njerëzorët, ndoshta nga natyra apo mundet edhe nga krijuesi, por, të paktën, një herë në katër vite, në periudhën para, gjatë dhe në procesin e votimit shtetasit e një vendi dhe anëtarët e një shoqërie, pavarësisht se cilët janë dhe se çfarë atributesh e niveli qytetarie individuale kanë mbi shpatullat e tyre, duhet që medoemos të bëhen të përgjegjshëm, patjetër të përgjegjshëm dhe përsëri dhe pa asnjë ekuivok të përgjegjshëm plotësisht dhe ta deklarojnë haptazi e pa frikë se janë të aftë që të tregojnë se e kanë këtë përgjegjshmëri të plotë. Dhe kjo duhet vetëm për një moment. Një moment shumë i vogël. Në ditën e votimeve, në momentin e vendosjes së shenjës “X” ose “+” në fletën e votimit. Pastaj kthehuni të tërë tek karakteristikat tuaja personale dhe stili juaj unik i jetesës. S ka fare problem. Përgjegjshmëria në këto momente historike është një element shumë i rëndësishëm, sepse në këtë rast ky atribut qytetar nuk ka të bëjë thjesht vetëm me vetë sekondat që harxhon secili prej nesh në procesin e votimit, por edhe me faktin se me përzgjedhjen në mënyrë të drejtë, të përshtatshme dhe serioze të atyre që kandidojnë, ne garantojmë në një farë mase të madhe edhe qeverisjen në një hapësirë kohore të caktuar të ardhshme. Me përgjegjshmërinë qytetare, shtetasit e një vendi i japin mundësinë ose ia heqin atë zhvillimit, të ardhmes, mirëqenies, lirisë në të tëra kuptimet e këtyre fjalëve. Qeverisja me përfaqësim në parlament është forma më e përhapur e qeverisjes në të cilën qytetarët zgjedhin nga radhët e tyre ata që drejtojnë jetën politike, ekonomike dhe sociale, zgjedhin ata që hartojnë ligjet dhe ata që drejtojnë programet e projektet për të mirën e përbashkët në nivel shteti, zone, bashkie, komune e fshati. Teorikisht kjo është një qeverisje nga populli, ku pushteti më i lartë i takon popullit dhe ushtrohet drejtpërsëdrejti prej tij ose prej përfaqësuesve të zgjedhur prej tij, sipas një sistemi të lirë elektoral. Por, praktikisht, të tërë jemi të ndërgjegjshëm se nga ky sistem ka shmangie dhe se masa e këtyre shmangieve përcakton nivelin e demokracisë e të zgjedhjeve demokratike në një vend, në një kohë të caktuar. Ne të tërë jemi dëshmitarë të devijimeve që u janë bërë proceseve elektorale gjatë pothuajse të tërë periudhës së ekzistencës së shtetit shqiptar dhe si të tillë vetë ne qytetarët tashmë nuk duhet të lejojmë që me papërgjegjësinë tonë flagrante të risjellim në skenën qeverisëse ata që lejojnë dhe që kanë bërë e që përsëri tentojnë të bëjnë të tilla devijime. Qeverisja në mënyrë demokratike nga një grup politik nuk është vetëm a thjesht një sistem i thatë idesh dhe parimesh interesante e tërheqëse të hedhura bukur në një copë letër a në një program qeverisës në formën e leksioneve e referateve mbi lirinë. Kjo lloj qeverisjeje nuk është as edhe një grumbull citatesh me retorikë moderne dhe elegante për të drejtat dhe detyrat e qytetarit. Qeverisja përbën para së gjithash një sërë praktikash efektive dhe eficiente e mënyrash cilësore e sasiore veprimi, të cilat, në fund të fundit, duhet të rezultojnë në një institucionalizim real të lirisë dhe të të drejtave të individit, që çojnë si rezultante në rritjen e mirëqenies si individë dhe si komb. Këto praktika dhe mënyra veprimi duhet të jenë busulla orientuese e njerëzve të zgjedhur prej qytetarëve si kandidatë në zgjedhjet e kësaj radhe dhe në vazhdim. Vetëm kështu qytetaria sigurohet dhe garantohet për demokracinë e qeverisjes në të tëra nivelet dhe llojet e pushteteve. Në të kundërt, demokracia tërësisht a pjesërisht është e destinuar të jetë e dështuar. Demokracia si koncept është një sistem në përsosje të vazhdueshme vlerash parësore, por kjo ndodh në ato vende ku dhe kur shtetasit marrin lirisht vendime politike, nëpërmjet votës, duke pranuar dhe zbatuar parimin e sundimit të shumicës. Në një shoqëri të tillë sundon shumica, ndërsa të drejtat e pakicave mbrohen nga ligji dhe nëpërmjet institucionalizimit të tij. Në këtë pikë është shumë e rëndësishme që qytetaria në përgjithësi dhe pasuesit e forcave të ndryshme politike në veçanti, të jenë mjaft të qartë dhe të sigurt se pakica do respektohet dhe dëgjohet nga ata që do fitojnë dhe se humbësit që do të rezultojnë nga këto zgjedhje nuk janë të humbur në principe dhe në të drejta. Këto elemente, që përmendëm më lart, përcaktojnë themelet e të gjitha llojeve të demokracive bashkëkohore, pavarësisht nga ndryshimet historike, kulturore, ekonomike, etj, dhe këtu është rasti që edhe këtë herë nëpërmjet institucionit të votës shqiptarët dhe Shqipëria të tregojnë se nuk bëjnë përjashtim. E kundërta do të na përjashtonte për një kohë shumë të gjatë ose ndoshta përgjithmonë nga bota demokratike dhe kjo do të ishte fatale për të gjithë ne dhe për pasardhësit tanë. E drejta për të jetuar, e drejta për të qenë i lirë, e drejta për të qenë në kërkim të lumturisë, e drejta për të punuar, e drejta për krijimin e familjes, e drejta për të qenë i mbrojtur nga ligji dhe forcat e rendit në mënyrë të barabartë, e të tjera të drejta, janë bazat e demokracisë dhe për sigurimin e këtyre të drejtave njerëzit formojnë sistemet e qeverisjes, fuqia e të cilëve buron nga pëlqimi që i japin qytetarët një qeverie të caktuar për të qeverisur në një kohë të përcaktuar, me bazë rotacionin. Por qytetarët duhet që të jenë koshientë se të drejtat nuk janë të ndara nga njëra tjetra dhe nuk veprojnë si të tilla. Ato nuk janë pronë personale e individëve, por ekzistojnë vetëm për sa kohë kuptohen nga shumica e anëtarëve të një shoqërie dhe në rastin më të mirë prej të tërë atyre. Nëse të drejtat nuk mund të kuptohen ato praktikisht në jetën reale nuk mund të ekzistojnë. Si rezultat, të drejtat duhet të mbrohen dhe të vetmit që kanë shansin, të drejtën dhe forcën për të ruajtur dhe mbrojtur të drejtat e tyre janë vetëm dhe vetëm qytetarët dhe midis tyre, pa dyshim, ata që kanë atributin e zgjedhësit. Qytetarët, duke e shikuar votimin si një nga të drejtat e tyre legjitime dhe si një detyrë parësore dhe principale ndaj kombit dhe së ardhmes qytetare, fuqizojnë në të njëjtën kohë edhe të drejtat e tjera të tyre. Pjesëmarrja e të gjithëve në procesin paraelektoral, pavarësisht nga atributet, cenet dhe huqet individuale dhe patjetër pjesëmarrja me përgjegjshmëri e të gjithë qytetarëve me të drejtë vote në procesin e hedhjes së votës në kuti, në momentin e vetëm kur njeriu ndihet vërtet i lirë në të tëra aspektet, është një nga detyrat e çdo qytetari, për të mbrojtur në fund të fundit të drejtat e tij dhe me qëllim që të sigurohet funksionimi i mbarë i demokracisë, pavarësisht nga shkalla e zhvillimit të saj. Pas këtij momenti lirie gati hyjnore, të tërë ne gjendemi nën zgjedhën e fituesit, zgjedhë të cilën e kemi pranuar si të tillë me votën tonë dhe duhet ta respektojmë deri në zgjedhjet e ardhshme. Shtetasit duhet të mësohen të jenë koshientë për problemet e rëndësishme që dalin përpara shoqërisë tonë, qoftë edhe të paktën duke votuar me mençuri për grupimet politike dhe kandidatët e posteve dhe detyrave qeverisëse në çdo nivel. Pikërisht vetë esenca e aktivitetit demokratik të secilit prej nesh qëndron në pjesëmarrjen aktive dhe të lirë në jetën shtetërore e shoqërore të bashkësisë dhe të vendit tonë.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2009