“Një deputete franceze do të ishte një kartë për Shqipërinë”
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Intervista
Unë njoh disa politikanë në Francë që i kam shokë, por privatisht nuk mund të ndihmoj si duhet Shqipërinë, sepse është tjetër gjë privativisht, është tjetër gjë si deputete. Karigia e deputetit mua nuk më intereson fare, për çfarë kam nevojë?!... Unë kisha idenë për të ndihmuar me moshën dhe mundësitë që kam. Por tani unë kam kuptuar se politikanët shqiptarë nuk duan vërtet që Shqipëria të avancojë
Mari Tereze Marshall është një grua që tashmë i ka kapërcyer të 50-tat, por kur erdhi në Shqipëri pë herë të parë, ishte mjaft e re dhe energjike. Energjike ajo vazhdon të jetë edhe sot, pas gati një jete në Tiranë, aty ku ka ngritur biznesin e saj-një dyqan ëmbëlsirash të famshme në ish-bllok. Ka njohje me një numër të madh politikanësh dhe ka dashur të bëhet pjesë e politikës së vendit. Por deri sot nuk ia kanë hapur krahun. Pas ndryshimit të kuotave gjinore në formacionet e kandidatëve nga partitë, ajo shpresoi që dikush të vinte ta ftonte, por kjo nuk ndodhi. Në intervistën e mëposhtme, Tereze Marshall tregon përse është zhgënjyer prej tyre.
-Ju keni blerë shtëpinë e një prej ish-udhëheqësve të shtetit komunist shqiptar. E dinit këtë?
Po e kam ditur. Ma kanë treguar dhe mendova se do të ishte një shtëpi e mirë. Por kur e pashë, më pëlqeu edhe më shumë. E kuptova me të parë se si mund ta rregulloja. Më ka pëlqyer gjithnjë një shtëpi në plazh, por kur isha në Francë shkonim më shumë me pushime në mal. Im shoq pëlqente malin. Ecnim 7-8 orë në ditë me çanta në kurriz. Por unë pëlqej detin më shumë, se deti lëviz, mali jo.
-Thatë që keni 20 vjet në Shqipëri. Si erdhi rasti? Si u paraqit?
Kam ardhur herën e parë me një çift belg dhe ata më kanë marrë me vete. Kur erdha këtu, më pëlqeu shumë Shqipëria, por pashë që kishte edhe shumë gjëra për të rregulluar. Pashë se kishte problem ujin. Nuk ishte mirë për kanalizime. Atëherë kërkova në Francë një kompani që pranonte të vinte për të punuar. Por ishte shumë e vështirë: Imagjinoni! Në vitin 91!.
-Nga u fokusuat tek problemi i ujësjellësit? Ju vetë çfarë profesioni keni?
Unë jam specialiste uji. Në fillim fare, jam eksperte për pallatet, kamë punuar në kompani siguracioni për të bërë vlerësimin e tyre. Dhe ndërkohë, kisha një pjesë shkolle për probleme hidraulike. Kur pashë që këtu kishte problem, kërkova një kompani franceze dhe më në fund e gjeta. Erdha si konsultore këtu. Ndërkohë kam kontaktuar disa investitorë francezë për energjinë, për trenat, gjeologjinë. Kjo ishte një punë falas që bëja për të ndihmuar Shqipërinë. Kam bërë shumë rrugë drejt Francës me këtë mision.
Kur erdhi viti 96, mendova të marr njëherë pasaportë shqiptare, për të qenë më afër, me rrënjë këtu. Dhe ishte fat, sepse kur erdhi 97 kisha rast të prezantoja kandidaturën për deputete. Dhe kam qenë e pavarur në atë kohë. Kisha idenë për të ndihmuar.
-Si e shihni që tani është caktar një kuotë për pjesëmarrjen e gruas në parlament, të cilën partitë janë të detyruara ta respektojnë?
Unë kujtoj që kanë qenë disa gra në parlament. Por tani që politikanët duan të hyjnë në Europë, e kanë pak më shumë detyrim. Nuk mendoj se është me dëshirë të plotë, por edhe pak forcë duhet. Kur isha kandidate në 97-n më treguan se kisha humbur për dy vota që të hyja në parlament. Në vitin 2000 u prezantova përsëri në bllok . Më erdhi keq në atë kohë sepse mblodha 400 firma dhe mora vetëm 100 vota. Imagjino që vota është anonime! Unë e di që disa kanë menduar: “Çfarë do ajo francezja! Por unë isha këtu për të ndihmuar.
-Ju mendoni se keni humbur ngaqë jeni franceze. Por ka shumë të ngjarë, që të humbisnit edhe si shqiptare, pasi njerëzit në përgjithësi kanë votuar partitë dhe jo kandidatët e pavarur. Keni tentuar së fundi prapë?
Në vitin 2000, prita që një forcë politike të më kërkonte. Ka ardhur Nikollë Lesi. Unë i thashë që nuk hyj në parti, por prezantohem në emrin tuaj. Unë e doja një parti që të më mbështeste. Por kur erdhi momenti që të shpallej dita e votimit, emri im nuk ishte në listë. Ndërkohë që unë kisha bërë postera vetë, kisha shpenzuar për fushatën si kandidate vetë dhe, ai pa më treguar më kishte zëvendësuar. Këtë herë, unë shpresova se ndonjë nga partitë do të vinte vetë të më kërkonte. Sepse unë i njoh të gjithë. Unë po ju them se nuk është problem PD, PS…Problemi është të mendohet për ekonominë, për të krijuar vende pune. Nuk kanë ardhur të më kërkojnë, edhe pse unë jam franceze dhe një deputete franceze do të ishte një favor.
-Çfarë favori do të kishte Shqipëria nga një deputete franceze?
Për të hyrë në Europë do të ishte një kartë. Sepse do të tregonte, se ka diçka që një franceze interesohet për Shqipërinë. E dyta, unë njoh disa politikanë në Francë që i kam shokë, por privatisht nuk mund të ndihmoj si duhet Shqipërinë, sepse është tjetër gjë privativisht, është tjetër gjë si deputete. Karigia e deputetit mua nuk më intereson fare… për çfarë kam nevojë? Unë kisha idenë për të ndihmuar me moshën dhe mundësitë që kam. Por tani unë kam kuptuar se politikanët shqiptarë nuk duan vërtet që Shqipëria të avancojë, ata nuk duan, ata nuk duan t ia dinë për popullin.
-Me politikanët që janë në konvaleshencë, a keni miqësi dhe a organizoni darka të përbashkëta?
Unë këtu njoh disa që prej vitit 90 që kam ardhur në Shqipëri. Që në fillim kam takuar shumë prej tyre, i kam takuar me shumë organizata ndërkombëtare. Faktikisht, unë njoh më shumë demokratët sepse kam bashkëpunuar më shumë me ata në fillim.
-Keni koordinuar me Ambasadën Franceze?
Ambasada është ambasadë, është diplomaci, unë kam dhënë ndihmën time privatisht. Të merresha me politikë e doja vetëm për të dhënë kontribut. Kur nuk merresh me të, ke më pak punë, më pak kokëçarje, për mua nuk ka problem. Unë kur merrem me gjërat, merrem me pasion dhe u shkoj deri në fund. Tani merrem kështu me shtëpinë, kështu do të merresha edhe me politikën sepse dua t i shpenzoj energjitë e mia duke bërë gjëra që kanë dobi.
Kisha ide se si të ndihmoja për strehimin e njerëzve, ide që më pas i kanë paraqitur edhe të tjerë e nuk e di sa sa i kanë zbatuar. Por asnjë nuk më propozoi këtë herë kandidaturë. Ata e dinin që kisha ide, më njihin. Unë kam folur shumë për Shqipërinë në Francë, kam folur më shumë se të gjitha ambasadat që kanë qenë. Edhe kur ka qenë keq, kam folur mirë. E kuptoni? Por gjithçka që kam bërë, nuk më ka sjellë as kaq (tregon majën e gishtit).
Parizienia që jeton në Tiranë prej 20 vitesh tregon lidhjet shpirtërore me këtë vend
Më pëlqen të kërcej muzikën e Shqipërisë së Mesme
“Gratë janë njësoj të stresuara si në Paris, si në Tiranë. Ne jemi kudo si klloçka me zogj”
-Sa shpesh shkoni në Francë?
Jo shpesh. Varet. Herën e fundit isha në fund të shkurtit dhe mars. Mund të shkoj nga vjeshta
-A ju merr malli për Parisin?
Po, nganjëherë
-Çfarë të jep Parisi që nuk e gjen as në Tiranë, as në Durrës dhe çfarë gjeni këtu që nuk e kishte Parisi?
Ambienti, arkitektura, rrugët… ndjesi që nuk e shpjegoj dot, janë ato që këtu nuk i gjej dot dhe i kisha në Paris. Ndërsa Durrësi më pëlqen se ka bregdet. Për Tiranën mund të them se nuk është bërë çdo gjë mirë. Mendoj se duhet bërë më mirë. Disa kanë harxhuar para, por nuk kanë ndërtuar mirë, kanë bërë gjëra që nuk shkojnë me ambientin. Ka të tjerë që kanë ndërtuar mirë. Këtu ka disa shtëpi të vjetra tipike që duhen mbajtur se duhet mbajtur pak histori. Unë mendoj se në politikë rrahin disa gjëra kot dhe nuk bëjnë një ligj që të mbajnë disa gjëra të vjetra.
-Lexoni libra artistikë dhe në çfarë gjuhe i lexoni; frëngjisht apo shqip?
Pak lexoj se nuk kam shumë kohë, por të ndryshme; libra policeskë, edhe libra më të lehtë. Lexoj në frëngjisht, por edhe në shqip. Përshembull, lexoj gazeta të përditshme dhe gjej aty gabime në të shkruar.
-Çfarë mendoni për gazetarinë shqiptare?
Unë lexoj shpejt, vertikalisht, por kam vërë re se kanë shumë përsëritje. Një gjë e thonë në një shkrim shumë herë. Nganjëherë tregojnë dy-tri herë të njëjtën gjë.
-Si e mësuat shqipen?
Vetëm, vetëm. E kuptoj që e flas me gabime, ngaqë nuk kam bërë shkollë. Kam mësuar pak me fjalor.
-Ideja për dyqanin e ëmbëlsirave në Tiranë, si ju lindi?
Pashë se nuk kishte shumë ëmbëlsira, e di që kishte krem-karamel shumë të mirë, por duhej të kishte edhe të tjera. Unë kisha një vëlla, tani ka vdekur, ishte profesionist në Francë për ëmbëlsirat dhe ai erdhi në fillim këtu, mësoi dikë që e mora si specialist. Brenda 10 vjetësh kam krijuar gjithçka, por me shumë vështirësi. Gjithashtu, më lindi ideja që të krijoja një pikë kulturore franceze sepse mungonte, kur këtu ka ambasadë, ka edhe aleancë franceze dhe kjo duhej. Po aty kam bashkuar kulturën shqiptare dhe franceze. Di që njerëzit ndihen mirë.
-Gjuha shqipe, t i jep të gjitha mjetet për të shprehur të gjitha fijet e mendimit? Sipas asaj që keni kuptuar në 20 vjet si shqipfolëse
Duhet ditur se çdo vend ka gjuhën e tij, është e veçantë, ka stil, ka vlerë, por gjuha frënge ka sigurisht më shumë pasuri. Franca ka më shumë fjalë për të thënë “bukuri”. Por çdo vend ka stil. Përshembull, anglezi flet shumë thjesht, ne e kemi më të ndërlikuar.
-Ju pëlqen mënyra se si e perceptojnë jetën, shoqërinë, familjen, shqiptarët?
Po, po, jam ambientuar dhe më pëlqen. Ne kemi traditë, ju keni traditë. Por unë jam natyrë që mësoj nga të tjerët, por them se edhe shqiptarët kanë mësuar shumë nga mua.
-Ju dukemi shumë të ndryshëm si njerëz në perceptimin e botës, gjithnjë nga njohja që ju keni?
Jo, jo. Por vetëm se një ndryshim më bie në sy dhe dua ta qortoj. Disa këtu mendojnë se dinë më mirë. Dhe duan ta tregojnë. Unë mund të njoh shumë gjëra dhe nuk them se di çdo gjë, unë mësoj përditë. Ndërsa disa njerëz e tregojnë shumë se sa dinë. Mirëpo duhet të jetë pak më ëmbël, më modeste. Sepse edhe modestia tregon inteligjencë.
-Ju jetoni këtu vetëm. Po bashkëshorti juaj? Rron ai dot vetëm, pa ju?
Ai banon në shtëpinë tonë në Francë. Takohemi. Ai vjen dhe unë shkoj, por tani nuk jemi më 20 vjeç…
-Sa diferencë moshe keni?
Burri është 11 vjeç më shumë nga unë
-Francezët i preferojnë martesat me diferencë moshe?
Jo, varet nga njerëzit, Nuk janë gjërat shumë të sakta.
-Shqiptarët apo francezët ju duken më të dhënë pas familjes dhe pasionit për fëmijë?
Them se të dyja palët. Të gjithë jemi njësoj, nëna jemi njësoj, jemi si pula me zogj prapa.
-E gjen stresin e grave këtu njësoj si te gratë franceze?
-Shikoni! Kudo ka strese. Unë e shikoj tek fëmijët e mi. Punojnë që në mëngjes deri në darkë shumë vonë. Lënë fëmijët në kopsht, pastaj do shkojnë t i marrin; dy orë transport për punë...Rroga ndoshta është më e madhe në Francë, por jeta është më e shtrenjtë. Pyesni shqiptarë që punojnë dhe banojnë jashtë. Ata tregojnë që jemi në punë tërë ditën, qeraja apo apartamenti kushton, një palë këpucë kushtojnë 100 euro. Pra, nuk duhet të mendojmë që është diçka shumë ndryshe.
-Është ndoshta edhe kjo arsye që jetoni në Shqipëri?
Nuk bëhet kështu. Plus një person si unë që ka punuar në bankë, nëpër organizma, që ka fituar edhe më shumë, nuk është kjo arsye për të ardhur.
-Ushqimi-mishi, bulmeti, perimet, ku të duket më i shijshëm; në Tiranë apo Paris? (Nuk e kemi fjalën për gatimin).
Njësoj, njësoj. Pastaj ka edhe një gjë. Tani kudo po bëjnë kujdes për ushqimoret. Mungon diçka më shumë informacioni këtu. E kuptoni? Ndërsa gatimi është një tjetër gjë. Çdo vend ka shijen, traditën e tij. Tani në Francë po bëjnë kujdes për disa shtesa ushqimore që bëjnë keq, që ushqimi të bëhet më ekologjik. Por e kam lexuar se edhe këtu ka filluar pak, flasin për disa gjëra. Unë kujdesem kur blej. Përshembull, nuk ha gjëra me shumë ngjyrues, aroma. Unë ble perime dhe fruta natyrale. Më pëlqen shija e perimeve të vendit tuaj. Vetëm me mishin është pak më vështirë. E shoh që nuk gjej lehtë tamam mish të mirë. Ndërsa për të tjerat, gjen çdo gjë në treg.
-Cilët janë miqtë tuaj këtu?
Ka në përgjithësi shumë dhe pak njëherësh. Sepse unë takoj shumë njerëz. Kam disa që i kam prej disa vitesh, mund të jenë tetë apo dhjetë persona, por kam shumë njohje.
-Në vilën tuaj, kush ju bën shoqëri? Dhe si i keni rastisur?
Janë të ndryshëm. Çifte shqiptare, pastaj 2-3 janë francezë. Janë të profesioneve të ndryshme. I kam rastisur këtu, kur kam punuar në pastiçeri.
-Keni pasaportë shqiptare, keni 20 vjet këtu. Po muzika shqiptare ju pëlqen ndopak dhe nëse po, ç lloj?
Më pëlqen dhe janë të ndryshme. Unë jam tip, që edhe në Francë pëlqej të ndryshmet. Varet nga momenti. Njeriu ka momente që ka nevojë të kapë me një mënyrë dhe ka momente që ka nevojë të kapë me një mënyrë tjetër. Por më shumë më pëlqen muzika e Shqipërisë së Mesme.
-E kërceni?
Pooo (qesh dhe nis të demonstrojë) e kërcej.
-Pirro Çako ju pëlqen, sepse ai ka një stil të këngësh ku përzihet muzika jonë me diçka franceze, ka të dallueshme kitarën dhe fizarmonikën.
Emrin ia kam dëgjuar, mirë nuk e kujtoj, por përderisa ka fizarmonikën, me siguri që do të më ketë pëlqyer. Tani po e kujtoj.
-Cilat treva dhe qytete të Shqipërisë keni parë dhe cilat ju kanë lënë mbresë?
Kam parë shumë. Më e largëta, Shkodra. Në fund, deri në Sarandë. Pastaj kam parë Korçën dhe Gjirokastrën dhe të tjera që janë rrugës. Por çdo vend ka ndonjë element të bukur. Eshtë me momente, përshembull, Berati i bukur me kalanë dhe shtëpitë radhë, pastaj kur shkoj në Gjirokastër më pëlqen mali, pastaj...kudo gjej nga një gjë të ndryshme. Dhe më mirë që të tëra nuk janë bashkë në një vend, ndryshe nuk do të udhëtonim, do të rrinim mbyllur në një vend. Kam qenë dhe e kam parë Beratin nga lart, është një emocion, por nuk tregohet, nuk filmohet, është një gjë e ngrohtë, diçka në moment. Edhe sikur të bësh një fotografi në moment, përsëri ajo nuk mund ta tregojë emocionin tënd kur ke parë këtë vend. Edhte diçka e brendshme.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2009