Ristani: PS-PD, jo ndërrim anëtarësh të KZAZ-ve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje, që të mos ndryshojnë në mënyrë të shpejtë anëtarët e KZAZ-ve, për shkak se rrezikohet trajnimi i tyre për zgjedhjet e 28 qershorit. Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani i kërkoi përfaqësuesve të partive politike që të mos i ndërrojnë në mënyrë të shpeshtë anëtarët e KZAZ-ve. “Dua t’ju kujtoj se jemi në një proces trajnimi, parimisht nuk janë të pëlqyeshme. Kemi një shqetësim parimor se anëtarët nuk mund të ndryshohen shpesh, besoj se nuk është i pëlqyeshëm në një kohë që nis trajnimi”, deklaroi Ristani. Shkak për të këtë deklaratë u bë kërkesa e PR-së dhe PD-së për të zëvendësuar disa anëtarë në disa KZAZ. Po kjo deklaratë e tillë hasi në kundërshtinë e përfaqësuesit të PD-së, Njazi Kosovrasti, i cili theksoi se “nuk i sjellim emrat për t’i ndërruar më pas, po këto ndryshime vijnë për shkak të situatave të krijuara dhe se do t’i ndërrojnë, sa herë që i lind e nevojshme ndryshimi i anëtarëve të KZAZ-ve”, deklaroi Kosovrasti. Ndërsa Ristani ka shfrytëzuar momentin për t’i bërë edhe një herë thirrje Partisë Socialiste për plotësuar kuotën e grave në KZAZ. “Do t’i drejtohemi zyrtarisht me një shkresë PS-së, që të realizojë plotësimin e numrit të nevojshme për barazinë, PS-ja vazhdon të mos e plotësojë kuotën prej 30%, duke mbetur në 27% %”, deklaroi Ristani. Pavarësisht këtyre qëndrimeve, KQZ-ja i miratoi kërkesat e PD-së dhe të PR-së për ndryshimin e komisionerëve të KZAZ-ve.