PD-PS vlerësime të kundërta për institucionet zgjedhore
27/07/2009 Analiza postzgjedhore
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike shfaqin pretendime të ndryshme lidhur me gjykimin që institucionet zgjedhore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor, u bënë çështjeve zgjedhore. Në mënyrë të veçantë njëri prej përfaqësuesve ligjorë të selisë rozë në Kolegjin Zgjedhor, Eridian Salianji, mendon se asnjë prej institucioneve që u mor me zgjedhjet nuk i kanë dhënë PS-së drejtësinë e merituar dhe se gjykata e zgjedhjeve ra pre e presioneve politike në disfavor të kësaj force politike. “Edhe Kolegji Zgjedhor nuk i shpëtoi vendimmarrjes së tij në kundërshtim me ligjin, duke ecur në frymën e vendimeve politike të KQZ-së. Ne erdhëm këtu për më shumë drejtësi, për më shumë zbatim të ligjit, por edhe këtu presionet politike gjetën vendin e tyre dhe rrëzuan kërkesën e PS-së”, - shprehet Salianji. Ndërkohë që nga ana e KQZ-së, sipas tij, kërkesat e PS-së kanë pasur të bëjnë vetëm me mosrespektimin e procedurës ligjore nga ky institucion. Krejt i kundërt është vlerësimi i përfaqësuesit të Partisë Demokratike Njazi Kosovrasti, për të cilin si KQZ-ja, ashtu dhe Kolegji Zgjedhor kanë mbrojtur standardet e zgjedhjeve: “Vendimi i Kolegjit ka qenë jashtëzakonisht ligjor, mjaft i arsyeshëm për mua, me shumë përgjegjësi, sepse Kolegji mori përsipër të mbronte një të drejtë shumë të madhe, përndryshe procesi zgjedhor do të kishte pësuar një dëm shumë të madh. Ai do të ishte shkatërruar ne themelet e veta”, - tha ai. Duke iu referuar punës së KQZ-së, ai shprehu rezerva vetëm për anëtarët e majtë, që sipas tij kanë përdorur një strategji që synonte manipulimin e zgjedhjeve.